Babai i Anna Kosinovës turistes çeke e cila u vra mbrëmjen e 3 korrikut në Dukagjin thotë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendin e tyre. Madje, - shton Pavel Kosinova, - në Çeki të vrasin për 20 Koruna (monedha çeke).
 
Anna Kosinova 36 vjeç e cila u vra në makinë së bashku me të dashurin e saj Michal Svatos, ka një vajzë 17 vjeçe. Cifti i turistëve u qëlluan nga brenda makinës së tyre nga 20-vjeçari Sokol Mjacaj në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa kishin lënë kampin në Theth dhe shkonin drejt Shkodrës.
 
Intervista me babain e Anës të cilën A1 Report e siguron
 
Babai: Nuk di pothuajse asgjë, di vetëm që janë qëlluar dhe ku ka ndodhur ngjarja. 
Gazetari: A ka ardhur policia në shtëpinë tuaj? 
Babai: Po, erdhën rreth orës 11 paradite. Por unë nuk di shumë. Vajza është e rritur, ajo nuk na tregon shumë. Di vetëm që kishte shkuar për pushime. Ata kanë qenë edhe vjet bashkë për pushime. Është shumë e vështirë të them ndonjë gjë, sepse vërtet nuk di shumë. 
Gazetari: Kur është hera e fundit që jeni takuar me vajzën? 
Babai: Përpara se ajo të nisej. Të mërkurën. 
Gazetari: Çfarë menduat kur e zbuluat. A mundët ta besoni që ka ndodhur një gjë e tillë kaq e tmerrshme? 
Babai: Edhe ndodh. Këtu të vrasin për 20 Koruna (monedha çeke), pse të mos ndodhë diku në Shqipëri. Kështu e ka jeta. S’kemi çfarë ti bëjmë. 
Gazetari: A jeni në kontakt me ministrinë e jashtme apo policinë? A ju kanë njoftuar se cfarë po bëhet?
Babai: Kam një numër telefoni të tyre dhe mund ti kontaktoj nëse duhet. Por edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë. 
Gazetari: A keni menduar për ceremoninë e varrimit dhe e dini se kur do ta sjellin trupin e vajzës? 
Babai: Jo, s’kam informacion për këtë. Ata thjesht më thanë që do ta sjellin trupin. Por nuk e di sikur, sepse duhet bërë fillimisht autopsia.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)