Intervista/ Becchetti: Do kthehem
në Shqipëri kur të më respektojnë

Intervista/ Becchetti: Do kthehem<br />në Shqipëri kur të më respektojnë
"Nuk do të ndodhë asnjë “tërmet” për Agon Channel, kush ka pasur ndërmend të më trembë po merr rezultatin e kundërt", -ka deklaruar kështu nga Londra me telefon për agjencinë italiane të lajmeve AND Kronos Francesco Becchetti, pas lëshimit të një urdhër arresti nga Prokuroria shqiptare. Sipas tij, fjala është për një hakmarrje nga shteti shqiptar, ndonëse Tv Agon nuk bën politikë, por vetëm jep informacione të pavarura.

Ç’përgjigje u jepni akuzave per falsifikim dokumentash dhe pastrim parash?
Nga dokumentat del se akuza për pastrim parash bazohet vetëm në një dyshim rreth tre transfertave të parave të rreth një viti më parë, që janë hetuar dhe nuk ka rezultuar gjë. Këto elementë janë dukshëm të pamjaftueshëm për të hapur një hetim dhe aq më tepër nuk mund të justifikojnë një masë privimi të lirisë. Nuk kam pastruar kurrë para dhe jam në gjendje ta dëshmoj kurdoherë origjinën e ligjshme të të gjitha fondeve që kanë kaluar në shoqëritë e mia. Këtë gjë duhet ta bënte në dy vjet hetim Prokuroria, por nuk e ka bërë.

Po lidhur me akuzën për evazion fiskal në vlerë 5 milionë euro, që hetuesit thonë se kanë përfunduar në kompanitë e tjera tuaja apo në llogaritë tuaja bankare?...
Shoqëritë e grupit nuk kanë shmangur kurrë taksat. Kalivaç Green Energy shpk figuron kreditore ndaj shtetit me 10 milionë euro, një tjetër i detyrohet shtetit 5 milionë euro taksa, por nuk jam i sigurtë që janë shmangur taksat, siç më akuzojnë.

E konsideroni një tërmet për TV tuaj, ndërkohë që edhe disa bashkëpunëtorë janë arrestuar?
Asnjë tërmet nuk ka ndodhurnë Agon Channel, kush shpresonte të më trembte po merr një rezultat të kundërt.

Është implikuar edhe nëna tuaj?
Nëna ime ka punuar dhe ka mbuluar gjithnjë funksione operative. Natyrisht që është jashtë çdo akuze që i bëhet. Kur duan të të bëjnë keq, të godasin edhe të afërmit.

Në qendër të akuzave është edhe një central i ENEL-it…
Pasi refuzova një mbiçmim prej 50 milionë eurosh, përballova një arbitrazh, që u votua nga dy arbitra-gjyqtarë, njeri prej të cilëve kishte qenë zv.president i ENEL-it dhe avokat i çështjeve të rëndësishme. Sot shoqëria, president i së cilës kam qenë, merr një sekuestër mbi të gjitha aksionet e kontrolluara nga ENEL në Holandë dhe mbi huatë e lidhura me to për 6.6 miliardë euro, të cilat edhe vetë ENEL-i nuk i përmend në bilancin 2014, që sapo është miratuar. Më 11 qershor do të zhvillohet seanca përfunditare e apelit për sekuestrimin në fjalë. Natyrisht, ky urdhër arresti tri ditë para kësaj le shumë vend për të dyshuar.

Bllokimi i pasurive do të sillte mbyllje të Agonit?
Jo, nuk mendoj fare.

Çfarë mendoni t’u thoni punonjësve të Agonit?
Janë ata që më thanë të ecim përpara më me forcë.

Pse lëvizni me eskortë?
Më kanë kërcënuar me vdekje. 20 vjet më parë, gati të gjithë sipërmarrësit në Itali lëviznin me makina të blinduara dhe eskortë.

Kush do të jetë lëvizja juaj e ardhshme?
Nuk duhet ta thosha, por sidoqoftë sonte do të nis një procedurë arbitrazhi ndërkombëtar tek ICSID e OKB-së (Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimit) në Nju Jork kundër qeverisë shqiptare për shkelje të rënda të traktatit dypalësh mbi investimet Shqipëri-Itali.

Kur mendoni të ktheheni në Shqipëri?
Kur të jem i mirëpritur, siç kam qenë për 25 vjet. Kam qenë aty edhe gjatë luftës, ndryshe nga ndonjë ministër a kryeministër, që bridhte nëpër Evropë.
 

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dt. 10 qershor 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë