Intervista, Beqaj: Cilësia e ilaçeve
është e garantuar, në treg s'ka false

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke rrëzuar akuzat e opozitës thotë se, autoritetet garantojnë çdo qytetar për cilësinë e çdo ilaçi që hyn në tregun shqiptar dhe se ndryshimet ligjore nuk kanë cenuar cilësinë e barnave.

Beqaj gjatë intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, u shpreh gjithashtu se projekti i qeverisë për kontrolli mjekësor bazë për të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në 65 vjeç do t’i heqë vendit një barrë të madhe që vjen nga kurimi i sëmundjeve në një fazë të vonuar.

INTERVISTA

Do të doja ta nisnim bisedën nga tema më e debatuar. Jeni vënë në qendër të sulmeve të opozitës, opinionit publik gjithashtu, për tenderin e hemodializës. 80 mln euro e jepni me koncesion tek privati për 10 vjet. Përse nuk mund ta bënte shteti këtë?


Së pari duhet të shpjegojmë se shërbimi i hemodializës është një shërbim jetik për ata pacientë wë vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave dhe kanë nevojë që këtë shërbim ta marrin 3 herë në javë, 150 seanca në vit. Vitet e fundit numri i këtyre të sëmurëve është shtuar ndjeshëm në Shqipëri, praktikisht prej 4-5 vitesh ka një rritje me 100 pacientë çdo vit.

Së dyti për të përballuar nevojën e shpejtë të rritje dhe faktin që ky shërbim është jetik, prej disa vitesh që në qeverisjen e mëparshme u krijuar partneriteti me sektorin jo publik në mënyrë që ky shërbim të kryhej nga institucione jo publike. Sot që flasim janë rreth 900 pacientë që e marrin në mënyrë të vijueshme, 2/3 i ofrohet nga institucione jo publike. Financohet 100% me para publike por realizohet me bashkëpunim me privatin.
 
Kur financohet me para publike, pse nuk e bën sektori publik?

ilir beqja ne 5 pyetje


Atëherë së pari më lejoni të shpjegoj se shërbimi ka një tarifë 80 euro për çdo shërbim. Fondi është blerësi i vetëm i shërbimit. Pse nuk e bëjmë dot sot për 900 pacientët. Sepse investimi fillestar nuk është i vogël. Mjete financiare janë relativisht të kushtëzuara dhe duke qenë se prej disa vitesh ky shërbim në mënyrë të suksesshme realizohet prej disa vitesh nga institucionet jo publike ne gjykuam që këtë shërbim ta ofrojmë sa më parë vendbanimit të pacientëve.
Thatë që donit që të ishte sa më pranë qytetarit, atëherë spitalet private vetëm në Tiranë janë kryesisht...

Po pse atëherë spitalet publike do ia vini në dispozicion privatit? Pse nuk e ofron spitali publik?
 
Spitali publik do shumë para të investojë që në fillim. Nuk e kemi këtë shërbim në Korçë. Udhëton tre herë në javë në Tiranë ose i dërgojmë me autoambulanca në Maqedoni. Atëherë duam të ngremë një shërbime dialize në Korçë. Nuk kemi para të investojmë njëherësh dhe atëherë ftojmë sektorin privat të rehabilitojë godinë të investojë dhe të ofrojë këtë shërbim dhe në fund të partneritet e gjithë kjo qendër ngelet publike. E njëjta gjë në Vlorë, nuk ka. E njëjta gjë në Lezhë. Në Shkodër dhe Elbasan i kemi tjetër të amortizuar. U thash nga 900 do të arrijmë më 1500.

Si ka mundësi që gjithë këtë operacion të shtrirë në të gjithë territorin dhe të shtirë në kohë 10 vjet, t’i besohet një firme që të vetmin aktivitet ka një gjelltore në Berat. “Evita” quhet mos të gabohem...

Atëherë duhet të shpjegoj se ky shërbim po kontraktohet me një bashkim operatorësh të cilët në momentin që do të lidhin kontratë do të krijojnë një subjekt të vetëm. Bashkim i këtyre dy operatorëve ëshë “Evita” dhe “Amerikan Hospital” që ne e quajmë Spitali Amerikan. Së pari duke atu htme që Spitali Amerika është ofruesi më i madh i shërbimit të dializës, i kontraktuar nga shtetit. Është ofruari më i madh i të gjithë shërbimit dhe për më tepër ofruesi më i madh jo publik.  Nga 900 pacientë që kemi 420 pacientë sot e marrin shërbimin tek ky spital.

“Evita” është krijuar në pranverë të 2013, dhe është sot e provuar me dokumente dhe e provuar përfaqësuesi zyrtar i kompanisë japoneze “Nipro”, që prodhon pajisje të hemodializës, prodhon materiale mjekësore të shërbimit të përditshëm të hemodializës  dhe ndërkohë është përfaqësues edhe i disa kompanive të mëdha botërore të barnave dhe të materialeve mjekësore.
Ndërkohë kjo që ju thoni është gjelltore, vetëm vitin e kaluar të ardhurat e deklaruara në organet tatimore i ka rreth 2.4 milionë dollarë.  Sepse është një operator aktiv në barna dhe materiale mjekësore.

Ju thoni që ka partneritet me Spitalin Evropian, po ndërkohë a mendoni ka një perceptim të tillë sikur ju keni veshur mantelin e Centaurit, vratë Centaurin dhe pushteti i Centaurit qe manteli. Kur keni qenë në opozitë e keni akuzuar Spitalin Amerikan, herë thoshit që është aksioner ministri i Mbrojtjes i atëhershëm herë e bija e kryeministrit, klient i Berishës i favorizuar etj e etj. Ndërkohë a mendoni se po veproni në të njëjtën mënyrë?

American Hospital është institucion jo publik në Shqipëri, e kemi akretiduar ashtu si dhe spitalet e tjera. E kemi të kontraktuar edhe në shërbime të tjera. Ne e kemi thënë në programin tonë që e shohim shëndetësinë jo publike si komplementare.
Sëmundjet e zemrës kemi të kontraktuar 5 spitale private. Ajo që kemi thënë spitalet private nuk duhet të zhvillohen në dëm të atyre  publike.

Nuk është ku rasti? Akuzat që bënte shefi i opozitës...

Në e gjetëm spitalin e Traumës në gjendje skandaloze.

...dhe thatë që Spitali Amerika duhet ta kthejë hapësirë që ka uzurpuar. Mirë që nuk po ia merrni por po i jepni dhe koncesione me vlerë dhjetëra milionë euro.

Atëherë sot Spital i Traumës ka një ndryshim radikal nga situata ku ne e gjetëm. Ishte lënë në mëshirë të fatit që pacientët ë shkonin gjetiu. Tani ku ne flasim jemi në fazën e vlerësimit për 5 milionë euro pajisje që vitin e ardhshëm do të instalohen në atë spital.
Partneritet privat-publik është që privati ftohet të investojë në spitalet publike dhe ajo kthehet në pronë publike. Për shtrëngesë në vitet e para për investime ftojmë privatin që të investojë dhe pastaj kjo kthehet në pronë të spitaleve publike.

Një akuzë tjetër është ai i famshi Check Up, Berisha për hir të së vërtetës është një nga njohësit më të mirë të mjekësisë, thotë se asnjë vendi i BE-së nuk e ofron këtë shërbim dhe pse duhet ti jepej një privati?

Atëherë unë nuk dua të komentoj konstatimin tënd se gjendja e shëndetësisë në 2013 pas 8 vjetësh qeverisje të një kryeministri që ju thoni që është mjek nuk përputhet por po e lë mënjanë.
Ne kemi në Shqipëri një situatë shëndetësore që vjen edhe nga vlerësim i gjendjes shëndetësore qoi zbulojmë sëmundjet në një stad shumë të avancuar. Ka disa arsye por duke qenë se gjysma e popullsisë në moshë pune është e pasiguruar nuk ka marrëdhënie të afërta dhe pa pagesë me kujdesin mjekësor parësor pa pagesë, për pasojë e lënë shëndetin e tyre të shkojë në gjendje të rëndë dhe përfundojnë në gjendjet rëndë dhe me sëmundje akute. Sëmundjet më të përhapur janë kardiovaskulare dhe tumorale, por edhe atë të diabetit kanë një peshë të rëndë në sëmundshmëri dhe përparojë në kosto ekonomike dhe sociale e shoqërore. Ne jemi angazhuar që ta ofrojmë pa pagesë një kontroll shëndetësor bazë nga 40 deri në 65 vjeç. Ky shërbim ofrohet nga institucionet publike. Që të ofrohet ky shërbim ka nevojë për investim bazë në 450 qendra shëndetësore, ka nevojë për një logjistikë të përditshem që ai sistme të funksioni si sahat nga e hëna në të shtunë. Gjihtëçka që ndodh ëhstë një një regjistër të vetëm. Në vlerësim tonë institucionet publike ishin të paafata për të këtë. Vetëm pjesën logjistike ta ofronte privati.
Së dyti kostoja 120 milionë euro nuk do të paguhet sot. Është kostoja 10 vjeçare e shërbimit që ky operator do të ofrojë.

Po pse i ibëni këto koncesione përtej një mandati, madje duke kaluar dhe tre mandate?

Sepse shërbimet e fizivilitet tregojnë se shlyerja e investimit fillestar. Duhet kohë për të shlyer investimin. Në të dy kontratat ka kusht që ka riinvestim.
120 milionë euro, cili është feedback? Sa kushtojnë këto pajisje? Ca përvoje kanë se e ka marrë dikush që merret me shitje e duhanit.
Atëherë këtë e kanë fituar një konsoricium bashkim kompanish. Një është “Emendi” dhe një është “Trimed”. “Trimed” ka 10 vjet që operon në tregun shqiptar të barnave, “Emendi” është e specializuar në logjistrikën nacilane me rreht 6 mijë artikuj sigurisht që mes tyre shpërndan dhe cigare, por ajo që ka si veti është një flotë me shumë automjete që është përditë në teritorin e të gjithë shqipërisë.

A ia vlen? Për interesin publik 120 milinë euro...

Nuk janë dhënë do të jepen në 10 vjet. Këtë vit jemi në nivelin 6-7 milionë dollarë në shkallë ne pjesëmarrjes. Nuk ka pretenduar njeri që do të vijnë 100%. Ne e paguajmë operatorin për cdo person që vjen me 1537 lekë plus TVSH. Me tarifat e privatit është 82 mijë lekë. Në shtet është 52 mijë lekë të vjetra në shtet për personat e pa siguruar.
Ndërkohë vijim tek pyetja a duhet a ia vlen? Nga analiza e deritanishëm që është bërë për sëmundjet e hipertensionit dhe diabetit rezultate janë shumë pozitive.
Sa veta kanë bërë kontroll?
Jemi në nivelin 31-32 mijë. Besoj se në nëntor, me fluksin që kemi do të arrijmë në nivelin 35 mijë vetë në muaj. Të dhënat që po vijnë p[ër hipertensionin dhe diabetin, janë të dhëna intersdante për ato çka than vetë mjekët. Zbulim sëmujdeshe për njerëz që nuk e dinë.
Janë rreth 15% me hipertension që nuk e kanë ditur. E njëjta gjë dhe për diabetin që kthehen në të sëmurë kronikë. Po fillojmë të krijojmë dosjen elektronike të shëndetit.
Po krijojmë një marrëdhënie të rëndësishem të qytetarit me kujdesin e tij shëndetësor. Për herë të parë po merremi me qytetarin para se të bëhet pacient. Për herë të parë po shohin mejkun e familjes.

Me ndryshimet pë ligjin e barnave, që është sulmuar nga opozita, thotë se e keni deformuar këtë treg duke i hapur rrugën ilaçeve të falsifikuara, duke u shitur tallazh njerëzve në vend të medikamenteve. Keni hequr kontrollin.

ilir beqja ne 5 pyetje

Gënjen opozita, spekulon. Nuk kemi hequr asgjë.
 
Në ligjin e mëparshëm që të mos gabohem që të hyjnë në territorin shqiptar vetëm ilaçe që qarkullojnë në BE, këtë klauzolë e keni tjetërsuar.
 
Gjeografia e origjinës së barnave në Shqipëro nga fundi i korrikut ishte BE, vendet fqinje dhe pastaj 5 vende të zhvilluara. Ndërkohë vendosja e këtij kushti, psh barnat serbe apo boshnjake që të vinin në Shqipëri duhet të ishin regjistruar dhe në një vend të BE. Kjo u vlerësua si barrierë penguese. Barnat që vijnë këtu duhet të jetë i regjistruar dhe të qarkullojnë Serbi. Pra e përdorin qytetarët serbë. Ku është thënë që do të vijnë barna të falsifikuara. Në të gjithë botën ka falsifikime, por ama shtetet krijonë instrumente që e kontrollojnë këtë gjë.

Ka ministria e juaj struktura të mjaftueshme për të kontrolluar këtë treg?
 
Ka po ato struktura që ka pasur në vite dhe në përpjekje për ti përmirësuar. Nqs në 9 muajt e parë të vitit 2013, agjencia e barnave në atë kohë, Qendra e Kontrollit, kishte bërë 78 analiza, ne kemi bërë 4.25 herë më shumë në këto muaj. Pra përpiqemi që të ushtrojmë më shumë kontrolle. Nuk kemi kapacitet e plota për të bërë ciklin e plotë, për këtë qëllim agjencia jonë ka lidhur janë marrëveshje teknike me Kroacinë. Çojmë kampionët për analiza në Kroaci. Ne garantojmë për ccdo qytetar cilësinë e çdo bari dhe ndryshimi i ligjit nuk ka cenuar cilësinë e barnave në Shqipëri.
 
Thuhet se kanë ikur firma prestigjioze?
Jo, është spekulim i opozitës. “Glaksus” nuk ka ikur. Barnat e Gkaksus vazhdojnë të regjistrohen në Shqipëri. Sot kemi nj një mënyrë më transparente me kompanitë. Sot nuk ka asnjë rast për kalimin e afatit për regjistrimin e barnave.

 Do doja ta vazhdonim bisedën lidhur me një deklaratë që bëtë pak ditë më parë dhe që shkaktoi panik. Nëqoftëse një i sëmurë kardiak pëson një atak në fundjavë nuk e merr përsipër njeri sepse në spitale nuk ka shërbim. Çfarë ndodh ?

Sigurisht që ajo që kam thënë para dy javësh në një emision ka qenë pranimi i një fakti i cili është prej 2 vitesh e një muaji që jam në detyrë por dhe prej 25 vitesh. Sigurisht që fakti që është prej 25 vitesh nuk më bën të justifikoj por detyron që të gjej rrugët e zgjidhjes. Urgjenca kardiake është mundësia që nëse ka një dyshim për gjendje të rëndë kardiake në çdo moment të 24 orëve të ditës, për 7 ditë të javës në të mund ta ofrojmë këtë shërbim.

Nuk kemi patur mundësi për disa arsye. Mungesa e pajisjeve mjekësore, mungesë materialesh mjekësore, munges funksionimi siç duhet i laboratorëve për atë pjesë të analizave që duhen për të përcaktuar shkallën e kësaj urgjence si dhe për mungesë personeli mjekësor. Besoj që ajo çka ka kaluar, i përket të kaluarës sepse tashmë këtë shërbim,  këto ditë e kemi vënë për herë të parë në shërbim. Në QSUT sot nëse paraqitetet një urgjencë kardiake ne marrim përsipër ta trajtojmë atë 24 orë gjatë ditës.
Si u bë e mundur kjo? U bë e mundur sepse morëm një pajisje të re,  kemi dy makina të reja edhe nqs ndodh që njëra të dalë jashtë funksionimit, kemi tjetrën. Të dyja pajisjet janë vendosur në skemat e mirëmbajtjes. Furnizojmë shumë më mirë me materiale mjekësore të nevojshme për këto trajtime dhe ndërkohë qendrat në QSUT kanë më pak ngarkesë realtive me listën e pritjeve sepse të sëmurët në listën e pritjeve ne kemi filluar t'i trajtojmë në 5 spitale jo publike të kontraktuara dhe që prej dy muajsh edhe në spitalin Shefqet Ndroqi.

Pra për një emergjencë mund të shkohet në spitale private dhe të jetë shërbimi i mbuluar. ..

Është një risi për kujdesin tonë shëndetësor, jetëshpëtuese, por është edhe invaliditet zvogëlues sepse kanë ndodhur që dhe nëse kanë shpëtuar kanë dalë me pasoja. Në pranverë di ta shtrijmë këtë lloj shërbimi edhe për  urgjencën cerebrale. Po ngrejmë shërbimin e ri, kemi programuar edhe fondin dhe besoj brenda marsit do ta kemi edhe urgjencën cerebrale të garantuar në 24 orë, 7 ditë të javës. Këto shërbime ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe për ata që vijnë të punojnë në Shqipëri.

Në dijeninë time në Gjirokastër bëheshin ndërhyrje kirugjikale edhe 90 apo 100 vjet më parë. Aktualisht nuk po bëhen. Përse kemi arritur në këtë nivel, ku një spital rajonal të mos bëjë ndërhyrje? Është situatë shumë e rëndë.

Ne kemi sot një situatë me goxha mungesa, me mjekë specialistë në spitalet tona rajonal. Ai model që ka ekzistuar para 30 vjetësh nuk i përshtatet më nevojave të
Shqipërisë. Me këtë unë nuk dua të them që në spitalin rajonal të Gjirokastrës nuk duhet të bëhen ndëryrje kirugjikale. Informacioni që unë kam është se  atje ka mungesë edhe të reanimatorëve dhe të kirurgëve.  Kjo lidhet me boshllëkun e krijuar ndër vite. Ne na mungojnë jo pak mjekë specialistë, përfshirë, reanimacionin, kardiologjinë, pediatrinëe. Nga muaji gusht qeveria ka marrë një vendim që ata mjekë që duan të punojnë në këto zona të distancës nga vendbanimi  tyre t'i incentivojë me  pagesë finaciare që përveç rrogës të marrin rreth 1 milionë lekë të vjetra në muaj për të jetuar atje.
Edhe për Spitalin e  Gjirokastrës do të duam që të krijojmë një hapësirë që trupa e specialistëve të mund të punojë në mënyrë të përbashkët duke plotësuasr hapësirat në të dy spitalet në mënyrë që të ofrojmë shërbimin minimal.

Çfarë do të ndryshoni në spitalet bashkiake, apo spitalin e një qyteti?

Nëse ne do të arrijmë të përmirësojmë ndjeshëm spitalet rajonale për të cilët kemi një plan ambicioz, ka një projekt të finacnuar nga BB,  që sapo ka filluar, me goxha buxhet pikërisht për spitalet rajonale. Nga ana tjetër, fuqizimi i spitaleve me mjekë, inferimerë, pajisje, furnizimi me barna dhe funksionimi shumë i mirë i një rrjeti autoambulancash me përmirësim të spitalit bashkiak mund të na bëjë që ne t'ua ofrojmë në kohë optimale shërbimin qytetarëve. Që një spital të funksionjë si duhet duhet të ketë edhe numër rastesh sepse  mjekt që punojnë aty duhet të kenë mundësi që rast pas rasti të zhvillojnë njohuritë e tyre. Ne kemi nga objektivat kryesorë përmirësimin e ugjencës në territor, është një nga shërbimet më të dobëta që kemi sot, sepse  në 65% të rasteve  që paraqiten në urgjencë paraqiten me automjetet e tyre. Shqiptarët nuk besojmë dhe nuk e thërrrasin. Edhe urgjenca nuk është prezente në të gjithë territorin. Gjatë verës ne bëmë një përmirësim gjatë vijës bregdetare por flota e autoambulancave akoma funksionon në mënyrë jo efikase. Unë dua të shpjegoj që nëse themi urgjenca erdhi me vonesë  mbetet diçka relative. Skemi një standart, por kjo nuk më justifikon mua t'i shmangem përgjegjësisë.

Por realiteti ekziston..

Kur ti pret një ambulancë çdo sekondë të duket vonesë. Unë do pyes sa me vonesë erdhi?

Ai rasti i atij këngëtarit që u bë i ditur në gjendje komatike që i shkoi me vonesë ...

Vetëm 4 minuta. Nuk i ktheheni ju për të parë faktet. Edhe për faktin se vendbanimi i atij me urgjencën ishte në këmbë aq minuta. Shkoi familjari dhe nuk tregoi se çfarë kishte. Tha është çështje alkooli dhe në këto raste kemi marrëvesje me policinë. Famijari nuk pranoi policinë. Kemi një administrim jo efikas të flotës së autoambulancave. Po punojmë seriozisht. Gjysmën e parë të mandatit jemi marrë me një punë që është bërë vetëm nëpër zyra. Kemi një ligj të ri, një institucion të ri dhe  po ndërtojmë godinën ku do jetë Qendra Kombëtare e shërbimit të urgjencës. Nga ana tjetër brenda pranverës flota e autoambulancave që kemi do të përdoret në mënyrë shumë më efiçente. Do kemi më shumë personel, shofer , infermier dhe mjek kur duhet. Po bëjmë një studim dhe e mbarojmë brenda janarit që një pjesë e mirë e autoambulancave të mos rrijnë në spitale por në pika të caktuara nga ku ne do përcaktojmë ku ka nevojë më shumë, në mënyrë që të shmangim kohës e vajtjes tek pacienti. Gjitha ambulacat prej 10 ditësh kanë një sistem GPS për të parë edhe sa kohë ato bëjnë në mënyrë që vitin e ardhshëm të jemi dy herë më shumë prezent në territor.

Kthehemi tek barnat. Keni premtuar që nuk do mungojnë më barnat në spital, ndërkohë ato vazhdojnë të mungojnë edhe në QSUT.

Ne kemi bërë një furnizim të ndjeshëm me barna  në të gjitha spitalet e vendit. Furnizimi më i madh është në QSUT, kjo mund të provohet edhe nga sasia e barnave por edhe nga numri i madh i pacientëve që aty shërbehet. Sigurisht që unë do të pranojë që ende nuk arrijmë të plotësojmë siç duhet nevojat, në dy grupe: barnat në shërbimin e onkologjisë dhe materialet mjekësore që lidhen me  protezat në shërbimin tonë të Traumës. Unë jam i vetëdijshëm që përmirësimet që kemi bërë dhe do bëjmë janë të paplota nëse nuk u garantojmë të sëmurëve dhe protezën.  Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi alokuar  100 milionë lekë të reja vetëm për protezat. Në mënyrë që të paktën 500 pacientë të mund ta marrin protezën brenda spitalit. Për t'iu kthyer onkologjikut ne kemi një rritje të ndjeshme të furnizimit të atij shërbimi me barna. Kemi rritur buxhetin, kemi përfituar nga ulja e çmimeve të të njëjtit shërbim, por ende na rezulton që ka mungesë.

Premtuat që do ta decentralizonit që çdo spital t'i blente vetë ilaçet..

Nuk e kam premtuar  dhe se kam patur ndonjëhrë në mendje. Sot është një tendencë europiane që për të përfituar çmime të mira të përqendrohen prokurimet. Madje në disa ministra të vendeve të vogla  jo vetëm në ballkan kemi filluar një komunikim të mund të blejmë disa shtete bashkë në mënyrë të përqendruar barnat.

Me cilat shtete ?

Është një tendencë që rekomandohet nga OBSH por bisedë personale unë e kam bërë me ministrin grek, jo këtë të fundit, me ministrin kosovar, lituanes dhe kroat. Ka një eksperiencë shumë pozitive që për sëmundjet e HIV i filloi Global Faund, dhe që praktikisht 6-7 vjet u arrit që të mund të merreshin më mirë se ç'mereshin para dhjetë vitesh. Sot ka një tendencë globale për të përqëndruar sa më shumë prokurimin e barnave sepse nga kontratat shumë të mëdha mendohet të arrihen çmime më të mira.

A keni informacion ju se çfarë i duhet spitalit të Kukësit, të Fierit, apo Korçës?

Po sigurisht që e kam këtë informacion. Nevojat na i sjellin spitalet. Sasinë e një ilaçi që do të blejë spitali i Kukësit, do e caktojë vetë spitali. Unë caktoj..

Atëherë përse mungojnë ilaçet?

Unë përcaktoj një listë esenciale për përdorim spitalor. Së dyti ata në bazë të buxhetit vjetor, nevojave dhe historisë së nevojave bëjnë një parashikim të tyre dhe ministria shërben vetëm si agjensi prokuruese e përqëndruar.

Prokurimi i barnave është shumë specifik në Shqipëri sepse barnat kanë çmim të rregulluar. Barnat nuk kanë çmim të lirë tregu. Gëja më e rëndësishme që ndodh është kjo që ndodh sot. Të gjitha kompanitë  farmaceutike deri në 31 tetor kanë dorëzuar propozimet e tyre për çmimet e barnave vitin e ardhshëm.  Ka një komision çmimi i barnave që vendos këto çmime dhë në momentin që  për këtë barn kompania bie dakort me qeverinë që vitin e ardhshëm do ta sjellë në kufi me 1 euro, në momentin që ky barn është një alternativë e vetme  praktikisht procedura e prokuriomit është de fakto e panevojshme.

Kjo është dhe një nga arsyet dhe po përpiqem të shpjegoj se tek tenderat e barnave fituesi është o sa fondi limit ose shumë pak nën të sepse de fakto nuk ndopdh garë aty. Nëqoftëse ai ka rënë dakort që kush është çmimi me shtetin është i vetëm në konkurencë dhe ne konkurencën e bëjmë tani kur vendosim çmimim sepse kemi thënë që çmimi  smund të jetë më shumë se në vendin e origjinës. Pastaj kemi 5 vende referente kroaci, itali, maqedoni , Serbi , greqi dhe nuk mund të jetë më i madh se  më i vogli i këtyre të pestëve. të gjitha këto kanë sjellë që ne kemi sot çmimin e barnave mesatarisht 30% më lirë se para dy vitesh.  Nëqoftëse në 2014 në gjithë vlerën e importit të barnave, barnat patentë kishin 49%  të tregut tani kanë 57 që do të thotë ne kemi ulur më ndjeshëm çmimin e barnave gjenerikë sepse së bashku me meksikën Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë dhe i dyti në botë ku gjeneriku ishte më i shtrenjtë se origjinatori i tij. Kjo është situata.

Redaksia Online
(f.s/u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj