Intervista / Biblioteka Kombëtare, Piro Misha: Gjendja është dramatike, s’ka hapësira

Një Bibliotekë Kombëtare ka si funksion kryesor mbledhjen e letërsisë së kombit brenda edhe jashtë vendit. Në të përfshihen vepra të rralla, të vlefshme edhe shumë të rëndësishme për kombin. Ky është edhe një nga prioritetet që drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha ka për këtë institucion, i cili sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë fond shtesë, përveçse atij të mbijetesës. Studiuesi, përkthyesi dhe publicisti Piro Misha rrëfen në një intervistë për kamerën e “ReportTV”jo vetëm arsyet se përse vendosi që t’i thotë:Po propozimit për ta drejtuar këtë institucion, por edhe kushtet në të cilat e ka gjetur.

“Është një vendim që e mora pas shumë hezitimeve. Kur problemet i sheh nga afër kupton, që gjendja është mjaft dramatike. Nuk është problemi vetëm i zjarrit apo përmbytjes, që bie në sy. Për fat të keq, nuk shihet, gjëja reale është mungesa e hapësirës. Në çdo vend të botës Bibliotekat Kombëtare janë simbolet kryesore kombëtare. Është kujtesa kombëtare, vendi ku ruhet një pjesë e madhe e asaj që quhet trashëgimia kombëtare. Është një punë e bërë nga breza të tërë, që nga Mit’hat Frashëri e deri tek drejtuesit e fundit për të plotësuar një koleksion, për çdo gjë që është në gjuhën shqipe. Është një institucion unikal në Shqipëri. Për fat të keq mjaftojnë hapësirat që janë këtu, vendi që është krijuar këtu, gabimi që është bërë, duke u dhënë hapësira nga biblioteka lokaleve edhe kafeneve, në rastin më të vogël janë papërgjegjshmëri, në rastin më të madh mund të konsiderohen edhe krime. Nuk mund të përfytyrohen që BK të katandiset kështu. Ajo që më bëri të pranoj, është një sfidë e rëndësishme, se unë kam një jetë që merrem me librin edhe vend më të rëndësishëm se BK për librin, tempull më të rëndësishëm, nuk ka. Do të përpiqem në këtë periudhë të jetës sime profesionale, ambicia të lë një gjurmë për mirë në BK", shprehet Misha.

Ndonëse në të ruhen vlerat më të rëndësishme të kulturës shqiptare, Misha shton se në 30 vite në këtë godinë nuk është bërë asnjë investim serioz

“Pas aspekteve negative depresive, që hyrja e saj,  që ka akoma derën prej duralumini të komunizmit,. Nuk është bërë asnjë investim serioz. Por mesa duket sot jemi më afër një projekti real, duke bërë një BK të re, duke ruajtur të gjithë skepticizmin intelektual që është i domosdoshëm, derisa ky projekt të ketë edhe bazën financiare, por do të ishte një fazë e re edhe për kulturën shqiptare. Pasi ne flasim shumë për kulturë, por pjesa më e rëndësishme e kulturës shqiptare është këtu”, thotë Misha.

Përsa u përket procedurave lehtësuese për lexuesit, Misha mendon se i duhet kushtuar më shumë vëmendje bibliotekave të qytetit.

“Uroj që përvoja që ne kemi të shoqërohen me ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare edhe njëkohësisht edhe për ndërrimin e një biblioteke të qytetit. Pasi Biblioteka Kombëtare ka një funksion të caktuar, nuk është biblioteka që shkojnë student edhe nxënës, duhet që të ketë një bibliotekë qyteti për këtë. Kjo është në rang Republike, që tregon një mungesë të politikave kulturor. Duhet aktivizimi i bibliotekave si mjet i domosdoshëm për hapjen e kulturës. BK prej disa vitesh ka marrë vendim për shkak të gjendjes që të mos jepet më libra lexuesit, por kjo domosdoshmërish kërkon krijimin e  një sistemi bibliotekash publike, që t’i shërbejnë lexuesit. Problemi është që të ketë mekanizma, që të mos kufizojnë lexuesit, për të qenë pranë librit”, shton më tej Misha.

Prioritet u tij është pasurimi i fondit me të gjithë librat, që botohen për Shqipërinë edhe në shqip

 “Kushtet janë dramatike, librat me vlera të mëdha, se nuk ka hapësirë. Ka një mungesë vëmendje, që është dramatike. Këtu nuk janë dhënë fonde të rëndësishme prej 30 vitesh. Muret janë, në pjesën më të madhe, të periudhës së komunizmit. Duhet të vazhdojë ruajtja edhe mekanizmi i pasurimit. Ka 30 vite, që funksioni kryesor i BK nuk plotësohet, prandaj çdo libër që botohet duhet të jetë këtu, për Shqipërinë edhe në shqip. Për më tepër për librat që botohen jashtë, që janë për ne. Kjo bëhej edhe në komunizëm. Këtu është krijuar një boshllëk i madh, edhe i palejueshëm. Kjo nënkupton një bashkëpunim ndërkombëtar të rëndësishëm edhe njëkohësisht edhe krijimin enjë mekanizmi financiar. Nuk mund të kuptohet që në BK nuk hynë librat e rinj. Kemi librat e vjetër, që janë sjell me shumë mundime. Këtu ka biblioteka personale të personaliteteve që kanë vdekur edhe shiten rrugëve, sepse BK ka vetëm fonde për mbijetesë”.

Ndonëse, një projekt-ide po përpilohet nga qeveria dhe Ministria e Kulturës për Bibliotekën Kombëtare, fati i godinës aktuale nuk është përcaktuar ende.

“Nuk e di, nuk është në kompetencën time kjo punë, por në momentin që mbaron së qeni BK, një përdorim do i gjendet, shpresoj të jetë publik. Pasi ajo që ka ndodh është e palejueshme, që është dhënë hapësirë nga ambientet e saj, për t’u bërë disko. Por për këtë sot s’mban më askush përgjegjësi. Mua më interesojnë që BK të jetë një vend, që të tërheq njerëzit”.

Biblioteka Kombëtare u themelua më 10 Korrik 1920 nën drejtimin e prof. Mati Logorecit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja