Intervista, Bushati:Ligji i luftës me 
Greqinë mund të hiqet me traktat

Intervista, Bushati:Ligji i luftës me <br />Greqinë mund të hiqet me traktat
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaron se ligji i luftës që është në fuqi nga Greqia mund të shfuqizohet me një traktat të ri miqësie. Gjatë intervistës ”5 pyetje nga Babaramo”, në “Report TV” Bushati u shpreh se ekzistenca e ligjit të luftës është konfirmuar nga kanale diplomatike greke dhe kjo ka pasoja ligjore sa u takon pronave të sekuestruara të shqiptarëve por edhe pasoja psikologjike.

Bushati tha se revokimi i këtij ligji do të ishte një shenjë e vullnetit të mirë për përmirësimin marrëdhënieve mes dy vendeve dhe jep edhe rrugën që mund të ndiqet. Ministri shprehet se kjo mund të arrihet me traktat miqësie, që përmban formulimin eksplicit për shfuqizimin e ligjit.

Ndërsa lidhur me kufirin detar, Bushati u shpreh se nuk ka pasur zhvillime të fundit për këtë çështje dhe se rrugën për zgjidhjen e këtij problemi mbeten dy: rinegocim ose e drejta ndërkombëtare.

Kush nga partnerët tanë është konsultuar?
Ka qenë votim i lirë. Nuk ka pasur konsultime. Vetë BE nuk ka pasur një qëndrim unik. Votimi në favor ose jo të Palestinës ka qenë lob kundër njohjes nga Izraeli dhe bast i Erdoganit për njohjen e Palestinës. Berisha në dijeni time i kishte premtuar Erdoganit votimin pro dhe pas ndërhyrjes së SHBA, e tërhoqi votimin.

Pse Rama në OKB zgjodhi Erdoganin dhe jo Obamën?
Teksti i rezolutës dënon aktivitetin nuklear të Izraelit. Ndërsa çështja që i referohet votimi jonë në OKB ka të bëjë me valëvitjen e flamurit të Palestinës si vend vëzhgues në OKB. Shqipëria është renditur krah SHBA, jo vetëm si partner strategjik por që është pjesë e të gjitha koventave kundër armëve nukleare.

Pak ditë më parë bashkë me Ramën mbyllët qëndrimin një javor në Nju-Jork, ku morët pjesë në Asamblenë e OKB-së. Në përjashtim të takimit ne Cipras, Rama nuk pati ndonjë takim tjetër.. e konsideroni dështim…
Këtë vit ishte një histori suksesi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropën Juglindore që iu dha mundësia të shprehte fjalën e saj.  Nuk mendoj se prisnim të reja nga ky takim, sa kohë ky ishte takimi i parë. Takimi pritej të vendoste një klimë besimi, jo në raport ndërshtetëror, por ndërpersonal.

Çfarë qëndrimesh paraqiten?
Dihet lista e çështjeve tona. Ligji i luftës deri tek dëshira dhe vullneti për të shkuar drejtë një zgjidhje të pranishme dhe kushtetuese të zonës ekonomike me Greqinë dhe për të vazhduar më pas me ato që quhen marrëdhënie të përditshmërisë dhe çështje të ekonomisë, tregtisë dhe biznesit.

Greqia çfarë problemesh paraqiti?
Ishte e fokusuar tek të drejtat e minoritet grek dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe në frymën ndërkombëtare.

Ligji i luftës?
Siç e ka thënë dhe kolegu ynë është një proces ligjor...Është një situatë skrizofrenie se ka edhe traktat miqësie dhe ligj lufte…
Nuk besoj se ne bëjmë një kërkesë të paqen sa kohë ekzistenca e ligjit të luftës është e konfirmuar nga kanale diplomatike. Është një gjendje ligjore që ka pasoja ligjore, pronat e sekuestruara por edhe pasoja psikologjike prandaj e shohim revokimin e ligjit të luftës si një shenjë e vullnetit të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet.


Intervista 

Kush nga partnerët tanë është konsultuar?

Ka qenë votim i lirë. Nuk ka pasur konsultime. Vetë BE nuk ka pasur një qëndrim unik.

Votimi në favor ose jo të Palestinës ka qenë lob kundër njohjes nga Izraeli dhe bast i Erdoganit për njohjen e Palestinës. Berisha në dijeni time i kishte premtuar Erdoganit votimin pro dhe pas ndërhyrjes së SHBA, e tërhoqi votimin. Pse Rama në OKB zgjodhi Erdoganin dhe jo Obamën?

Teksti i rezolutës dënon aktivitetin nuklear të Izraelit. Ndërsa çështja që i referohet votimi jonë në OKB ka të bëjë me valëvitjen e flamurit të Palestinës si vend vëzhgues në OKB. Shqipëria është renditur krah SHBA, jo vetëm si partner strategjik por që është pjesë e të gjitha koventave kundër armëve nukleare.
 
Pak ditë më parë bashkë me Ramën mbyllët qëndrimin një javor në Nju-Jork, ku morët pjesë në Asamblenë e OKB-së. Në përjashtim të takimit ne Cipras, Rama nuk pati ndonjë takim tjetër.. e konsideroni dështim…

Bushati: Këtë vit ishte një histori suksesi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropën Juglindore që iu dha mundësia të shprehte fjalën e saj.  Nuk mendoj se prisnim të reja nga ky takim, sa kohë ky ishte takimi i parë. Takimi pritej të vendoste një klimë besimi, jo në raport ndërshtetëror, por ndërpersonal.

Çfarë qëndrimesh paraqiten?

Dihet lista e çështjeve tona. Ligji i luftës deri tek dëshira dhe vullneti për të shkuar drejtë një zgjidhje të pranishme dhe kushtetuese të zonës ekonomike me Greqinë dhe për të vazhduar më pas me ato që quhen marrëdhënie të përditshmërisë dhe çështje të ekonomisë, tregtisë dhe biznesit.

Greqia çfarë problemesh paraqiti?

Ishte e fokusuar tek të drejtat e minoritet grek dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe në frymën ndërkombëtare.

Ligji i luftës?

Siç e ka thënë dhe kolegu ynë është një proces ligjor...

Është një situatë skrizofrenie se ka edhe traktat miqësie dhe ligj lufte…

Nuk besoj se ne bëjmë një kërkesë të paqen sa kohë ekzistenca e ligjit të luftës është e konfirmuar nga kanale diplomatike. Është një gjendje ligjore që ka pasoja ligjore, pronat e sekuestruara por edhe pasoja psikologjike prandaj e shohim revokimin e lugjit të luftës si një shenjë e vullnetit të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Çfarë aktesh duhet të ndodhin?

Me akt të së drejtës ndërkombëtare. Edhe me një traktat mund ta shfqizojmë ligjin e luftës, ku deklarohet shprehimisht. Edhe një traktat i ri miqësie që do të mbante këtë formulim në mënyrë eksplicite do të ishte një mënyrë për të shfyqizuar ligjin e luftës.

Para 8 muajsh keni thënë që Shqipëria është gati për të negociata por edhe për arbitrazh ndërkombëtar?

Gjatë kësaj periudhë ka pasur një hulumtim për dosjen me Greqinë për marrëveshjen e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Jemi ulur me palën greke për të gjetur rrugë për zgjidhjen e problemit. Kjo nuk ka vetëm interes politik, por edhe ekonomik. Nuk ka një dakordësi për mënyrën sesi do të duhet ta tejkalojmë këtë çështje. Pozicionet janë dhe pikëpamjet janë të hithta. Ka vetëm dy rrugë, rinegocim nga e para, duke filluar nga objekti i marrëveshjes, se objekti është problematik dhe i papranueshëm. Dhe në rast se nuk ka një rinegocim me një objekt të ri ka referime pranë të drejtës ndërkombëtare. Sot po shohim që edhe ato marrëveshje për përcaktimin të kufijve mes dy shteteve shoqërohen me debate, apo si dhe mes Kroacisë dhe Sllovenisë...
 
Kur mbyllet kjo çështje… se miliarda dollarë në atë kufi janë të fjetura?

Kur Shqipëria ka negociuar kufirin me Italinë, terreni gjeografik është i përshtatshëm dhe nuk lë vend për interpretime apo keqinterpretimi, të dy palëve i janë dashur shtatë vjet rreth viteve 1980. Ka pasur dhe ekspertë ndërkombëtarë për t’i dhënë zgjidhje kësaj. Çështjeje. Me Greqinë nuk kemi të njëjtin terren, kemi ishuj që kanë mënyra të ndryshme interpretimi dhe marrëveshja është arritur në një vit e gjysmë dhe pa praninë e aktorëve siç ishte në rastin e Italisë. Kroacia është anëtarë e BE-së dhe ende nuk e ka zgjidhur problemin e kufirit. Gradualisht besojmë se po mirëkuptohet nga pala greke që kjo çështje nuk zgjidhet në frymë të njëanshme.

Qeveria shqiptare ka bërë një notë protestë, punimet vazhdojnë në kufi?

Qeveria shqiptare ka bërë notë verbale ndaj autoriteteve greke dhe kemi pasur mundësi që të diskutojmë me autoritet  e KE-së dhe për momentin nuk ka asnjë zhvillim në këtë drejtim. Nuk besoj se është në interesin e Greqisë për të bërë veprime të njëanshme sepse kjo do të sillte precedent të rrezikshëm.

Pak javë më parë një nga të përditshme greke “Kathimerini” tha që Cipras do të propozojë një paketë lëvizjesh për zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë. E keni marrë këtë propozim?

Jo nuk kam marrë asnjë propozim të tillë. Këto çështje mbahen të palidhura me njohjen pavarësisë së Kosovës. Lëvizjet e fundit greke janë inkurajuese për njohjen e plotë të Kosovës.

Do ta njohë Kosovën?

Nuk kam informacion dhe nuk më rezulton se Greqia është afër njohjes së Kosovës. Votimi për UNESCO-n do të jetë një termometër.

A kërkuat shpjegim nga Ministria e Jashtme greke pas incidenti me Kishën e Dhërmiut, ku e krahasoi shtetin shqiptar me ISIS.

Ia kemi bërë të qartë qeverisë greke që qëndrimi i autoriteteve greke ishte një ndërhyrje në rendin e brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor shqiptar. Ishte një reagim, i cili nuk bazohet as në frymën e miqësisë as në frymën ë e aktive të së drejtës ndërkombëtare.

Flasim për marrëdhëniet me Serbinë. Akti i fundit diplomatikë që ka në marrëdhëniet mes dy vendeve është ngrirja për 6 muaj ose ta themi ambasadori ynë Ilir boçka është shpallur nongrata. Përse Shqipëria nuk bën sipas parimit diplomatik të reciproritetti të njëjtën gjë me ambasadorin serb në Tiranë?


E para kemi të bëjmë me një deklarim të kryeministri Vuçic, që në këndvështrimin tonë është një deklarim emocional dhe jo proporcional i cili në rast se do të instrumentalizohet në një akt do të duhet që të bëhet në përputhje me të gjitha procedurat diplomatike. Për këtë gjë kemi mbajtur qëndrim si Republika e Shqipërisë dhe ua kemi përcjellë gjithashtu edhe autoriteteve serbe. Ne dëshirojmë të kultivojmë një marrëdhënie të mirë me Serbinë. Kemi disa projekte që i kemi skicuar së bashku por qe nde janë në rrugën e zgjidhjeve. Unë jam dhe mbetem realist përsa i përket vështirësive që ka kjo marrëdhënie. Shpesh Vucic apo Daçic deklarojnë që është vetëm Kosova një çështje që e ndan me Shqipërinë., por mendoj që nga deklarimet e fundit është më shumë se sa Kosova. Ne do të ndjekim me vëmendje edhe këtë çështje dhe autoriteteve serbe do t’u përgjigjeshim mbi parimet e ndërsjelltësisë diplomatike që e imponon procedura diplomatike.


Neqoftese  defakto statusi i ambasadorit Ilir Bocka ngrin për 6 muaj, ajo cka deklaroi Vuçiç ndodh realisht e njëjta gjë edhe me ambasadorin serb në Tiranë?

Kjo ska diskutim sepse e imponon kodi diplomatik. Ne po përpiqemi të ndajmë emocionet nga këto lloj rregullash dhe besojmë që atmosfera që shoqëroi ndeshjen e futbollit t’i ketë fashitur këto qëndrime emocionale.

A mendoni se qasja në publik trendi e kryeministit Rama ndaj homologut serb ka shërbyer si një make -up për Beogradin, i cili ka si kusht nga Brukseli normalizmin e marrëdhënieve me shqiptarët?

Ky është një qëndrim që për fat të keq unë e kam dëgjuar nga goja e Presidentit . Kam shpresuar që të ketë qenë një lexim i gabuar. Sepse rivalitetet e brendshme apo konfiktet  e brendshme që ne kemi pasur është mirë të mos i shfaqim në arenën ndërkombëtare dhe rajon.
Nuk është as cështja se kush është më pak kreativ apo trendi. Është çështje e përcaktueshmërisë perëndimroe. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, kandidat në BE dhe shqiptarët janë të paktën që nga rënia e regjimit komunist aleatët kryesor të perendimit në jug të Evropës. Hendeku mes Shipërisë dhe Serbisë do të vijë duke u zvogëluar.

Etimologjia e fjalës marrëdhënie nuk besoj të shprehet më mirë se në gjuhën shqip. Pra ka marrdhje dhe dhënie. Shqipëria ka dhënë konsensus pa fund ndaj Beogradit . I Ka dhënë mundësinë të tregojë se Beogradi tashmë është një fqinj i gjithëpranuar nga shqiptarët. Po çfarë ka marrë në këmbim?

Unë besoj se Shqipëria ka kultivuar politikën e fqinjësisë së mirë. Ka përgjegjësi më të madhe në raport me vendet e tjera për shkak të antarësisë në NATO. Shqipëria ka ecur me vendosmëri drejt një marrëdhënie më të normalizuar sepse ne besojmë që marrdhënia ndëmjet Shipërisë dhe Serbisë është kyçe sa i përket stabilitetit dhe perspektivës europiane. Sikundër procesi i normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve si komb dhe serbve si komb që do duhet të pasohet nga procesi i pajtimit është një proces vendimtar për ardhmërinë e rajonit. Jo të dyja proceset kanë të njëat aktorë, Tiranën dhe Beogradin.

Të flasim në terma konkretë, nga Konferenca e Vjenës , Serbia përfitoi të gjitha projektet e saj strategjike. Përfshirë edhe daljen e saj në Durrës që ishte një nga projektet më ambicioze. Ndërkohë shqiptarët cfarë përfituan? U fol për autostradën Tiranë –Prishtinë e cila është ndërtuar me buxhetetet e varfra të dy shteteve. Për cffraë ndodhi kjo, për pafuqi lobimi nga ana e shqiptarëve apo për mungesë projektesh nga ana shqiptare.

E para duhet t’i ndajmë këto procese. Në konferencën e Vjenës është miratuar harta e ndërlidhshmërisë së rajonit, me atë që sot është BE. Një process që do të implementohet deri ne 2030 dhe në 2020 do ketë rishikim. Nuk bëhet fjalë për ndarje fondesh sepse fondet mund të vijnë si projekte prioritare, një pjesë nga vetë kontributete e vendeve që preken nga projektet, nga donatorë apo institucione të ndryshme financiare. Për sa i përket projekteve, më lejoni të them se 2 nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, që janë miratuar në procesin e Berlinit dhe në Konferencën e Vjenës , njëri është korridori Adriatiko-Jonian që njihet si Autostrada Blu që do lidhë Kroacinë jo thjesht ndërmjet Malit të Zi, Bosnjës me Shipërinë por do të lidhë Kroacinë si një vend anëtar i BE-së me Greqinë. Segmenti i rëndëssihëm që në një perspektivë jo shumë të largët do të ketë një komponent shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e energjisë. Mos të harrojmë që në Shqipëri do vijë TAP dhe më pas do kalojë në itali. Projektin e korridorit 8 e kemi paraqitur, por do ta lidh me aludimin që ju bëtë për daljen e Serbisë në Durrës.
Projekti i dytë është korridori që lidh Serbinë me Kosovën dhe Shqipërinë. Ka një rëndësi nga pikëpamja politike, e sigurisë dhe ekonomike.Jemi të interesuar për ta zhvilluar Portin e Durrësit dhe për ta kthyer në një pikë fokale të rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit. Ne jemi përepjekur të vendosim te tryeza e prioriteve te konferenca e Berlinit, por nuk ia kemi dalë, jo për mungesë vullneti por siç dihet ka edhe konkurenca.

Kë kishit prioritet, korridorin 8?

Për ne prioriete ishte korridori adriatiko –jonian. Ndërsa dalja e maqedonasve në Portin e Durrësit, e serbve e shqiptarëve të Kosovës është një process që duam ta inkurajojmë, process zhvillimor për ne, për pozitën tonë në Mesdhe.


Ka shumë gjeostrategë që janë shprehur se Ripërsëritja e Rrugës Egnatia që nis nga Durrësi dhe përfundon në Kostandinopojën e dikurshme është shumë më strategjike se sa kjo që ju keni cilësuar si prioritete.

Për momentin që flasim ne nuk e dimë në rast se Turqia do jetë vend anëtar i BE në 2020 apo 2030. Ne po flasim për korridoret ekzistuese brenda BE dhe mënyrën si do lidhen këto korridore ekzistuese me Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet me Serbinë. Rama duket që i ka ofruar gjithçka Vuçiç, ndërkohë që Beogradi nuk bën as më minimalen të zbatojë marrëveshje e Brukselit. Ndërkohë që homologu juaj Daçiç ka lobuar fort që Kosova të mos pranohet në UNESKO, madje ka deklaruar se hyrja e Kosovës është sikur ti hynte ISIS.

Unë insistoj në këtë pikë që kjo ka të bëjë me përcaktueshmërinë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të përcaktuar drejt perëndimit. Është evidente që ne përballemi me një partner në rajon me të cilin duam të kultivojmë edhe më tej marrëdhënie, i cili ka një identitet të fragmentarizuar.

Një vit më parë nënshkruan marrëveshjen e njohjes reciproke të diplomave?

Marrëveshjen e bashkëpunimit me rininë që i hap rrugën procesit të diplomave. Pavarësisht insistimit tonë ende nuk ka hapa konkret nga pala serbe që do të mundësonte ekuivalentimin e diplomave.

Përse apo Shqipëria kënaqet me batutat e Vuçic. Rama është lider global, unë jam lider local?

Pothuajse pas 70 vjet mungese marrëdhëniesh besimi do të rivendoset gradualisht. Qoftë edhe shkëmbimi i eksperiencës së studentëve serb do të nxisë forma bashkëpunimi mes studentëve, kërkuesve, për të zhvilluar më tej këtë marrëdhënie. Në konferencën e Vjenës ne kemi rëndë dakord për një formë të re të bashkëpunimit rinor. Në vitin e ardhshëm ne do të kemi edhe zyrat e para të bashkëpunimit rinor, apo dy selitë kryesore njëra në Tiranë dhe tjetra në Beograd. Kemi theksuar nevojën për të përfshirë njohjen e ndërsjellë të diplomave sepse kjo do të rriste shkëmbit ndërmjet vetë të rinjve. Është çështja e përcaktueshmërisë.

Çfarë ndjesie keni, ose çfarë ju lihet të kuptohet kur takoni Vuçiç. A është lënë të kuptohet që Kosovën e kanë humbur dhe tani përpiqen të marrin ça munden në aspektin ekonomik?

Nuk besoj se as Daçiç dhe as Vuçiç të jenë aq naiv sa qe të lënë ta kuptosh një gjë të tillë, por Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe është në rrugën drejt rritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe drejt anëtarësimit gradual në disa institucione ndërkombëtare.

Prioritet i diplomacisë shqiptare është lobimi që sa më shumë vende të njohin Kosovën dhe anëtarësimin e saj në OKB?

Ne mendojmë se votimi, mënyra e pozicionimit e vendeve të ndryshme, në votimin për UNESCO do të jetë e qartë se çfarë do të ndodhë në procesin e njohjes për 5 vitet e ardhshme
 
 Flasim për një raport që u konsiderua konfidencial i OSBE i cili rodhi në shtypin shqiptar sipas të cilit politika është ekstremalisht e korruptuar. A keni biseduar me ambasadorin Rauning kush e ka hartuar këtë raport. Cilat janë burimet dhe efektet e këtij raporti.

Ambasadori Rauning është thirrurr në Ministrinë e Jashtme  për sqarime. Unë kam patur takim gjatë vizitës në Neë York, me sekretarin e përgjithshëm të OSBE. Në këto takime është konfirmuar qëndrimi se nuk mund të flitet për një raport nga OSBE, por për një përmbledhje nga ana e shtypit shqiptar me burime të hapura. Prek një gamë të gjerë njerëzish dhe në këtë drejtim kemi shprehur pikëpamjen tonë që një raport i tillë, i ashtuquajtur, shkon përtej misionit apo mandatit të OSBE dhe nuk përputhet me pritshmëritë që ka Shqipëria nga prezenca e OSBE. Kemi diskutuar edhe mundësinë e prioritizimit të atyre projekteve që ka OSBE.

Ky raport a është shkaku për të cilin  kërkuat reduktimin e prezencës së OSBE?

Jo, ky është një process që Ministria e Jashtme  e bën çdo vit. Është bërë një rishikim i fushave të veprimtarisë në 2003. Është krejt normale që të prioritizojmë rolin e OSBE në Shqipëri. 

Në dijeninë tuaj ky raport doli në publik për shkak të zotësisë së gazetave që e publikuan si skup apo u la të rridhte qëllimisht?

Ambasadori Rauning në shpjegimet e tij ka bërë me dije që ka filluar hetimi në zyrën e tij për këtë cështje dhe do të informojë autoritetet shqiptare për çka ndodhur. Sekretari i përgjithshëm më ka siguruar se askush as nuk ka kërkuar as nuk ka udhëzuar hartimin e një raporti të tillë pasi kjo bie lehtësisht jashtë sferës së veprimit të oOSBE. Ne jemi në pritje të komunikimeve të mëtejshme me OSBE për këtë çështje

Ky raport a është shkaku që kërkuat shkarkimin e aambasadorit shqiptar në OSBE?

Nuk ka lidhje. Ai kishte kohë që i kishte mbaruar afati dhe procedurat për lirimin e tij kanë filluar në janar të këtij viti.

Ka shumë ambasadorë që u ka mbaruar afati dhe dhumë prej tyre nuk janë liruar për shkak të presidentit.

Ka pak ambasadorë që u ka kaluar afati i qëndrimit, përsa i përket rastit unë e kam sqaruar. Kam zbatuar ligjin. Ligji i Shërbimit të Jashtëm e thotë qartë që ambasadori qëndron 3 vjet në detyrë. 


Për cfarë çështjesh tjera nuk keni marrë përgjigje nga presidenti?


Që të kemi opinione të ndryshme është normale por do doja që diversiteti i opinioneve të ishte pasi të ishin ezauruar të gjitha konsultat paraprake. Të vraposh të thuash se ka një ndryshim të boshtit të politikës së jashtme, pa marrë një konsultë nga ata që merren me këtë çështje 24 orë nuk është korrekte dhe etikë institucionale.


Nga informacionet paraprake që keni si prisni që të jetë progress-raporti për Shipërinë?

Jemi në kontakt me BE-në. Ka një metodologji të re që do të aplikohet ku të gjitha vendet do vlerësohen nga pikëpamja e gadishmërisë për të qenë anëtarë. Analiza do jetë me e hollë. Besojmë që raporti do jetë fotografim i esëllt i Shqipërisë me të gjithë ecurinë positive dhe aspektet ku Shqipëria do më shumë progres.

Cilat janë pikat e errta të raportit?

Reforma në drejtësi që sapo ka nisur por duhet të formalizohet në një paketë ligjore, për t’u kuadratuar tek një process edhe më i madh.

Keni ndonjë datë për hapjen e negociatave?

Janë të gjitha mundësitë që në vitin tjetër të kemi një lajm pozitiv në rast se vazhdohet me reformat dhe ato ligje që kërkojnë një shumicë kushtetuese apo të cilësuar. Progres-raporti pres të evidentojë krahas arritjeve edhe detyrat konkrete që duhet të marrë Shipëria deri në sigurimin e një rekomandimi pozitiv për fillimin e bisedimeve në anëtarësim.

A ka politikanë shqiptarë që është non-grata në SHBA?

Në dijeninë time, megjithëse s’më përket mua, jo. Gjithashtu mund t’iu them se marrdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë strategjike në nivel të lartë. Rasti i UNESKO-s tregon këtë partneritet strategjik. Pa mbështetjen e tyre do ishte e pamundur të vendosnim në tryezën e  UNESKO-s, kërkesën e Kosovës.
 
 


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK