Kompeticionet gjithmonë prodhojnë ‘zhurmë’, por jo gjithmonë përkthehen në favore. Kështu ka ndodhur me fituesen e këtij edicioni, e cila fiks pas trofeut është përfshirë në një debat virtual me konkurrenten Ambra Meda, pa vullnetin e saj. Në një intervistë për Shqiptarja.Com, Dorina Mema rrëfen pa ‘doreza’ të gjithë rrugëtimin në këtë edicion, sfidën e saj dhe pengun për kërcimin, të cilin e plotësoi me këtë kupë, por edhe sfidën me konkurrentin Florian Agalliun, të cilën e komenton një garë e cila ka vijuar dhëmbë për dhëmbë me lëvizje të reja javë pas jave deri në finale. Pavarësisht që Dori po shijon fitoren e merituar, na vjen në këtë rrëfim me plot këshilla për Ambrën. Ndryshe nga çfarë thonë mediat ‘e revoltuar’, Dorina flet drejtpërdrejtë, ku pavarësisht kauzës që kishte Ambra ajo e ka respektuar dhe vlerësuar për vullnetin që gjeti deri në finale.
/Shqiptarja.com
