Alfred Ziaj, anëtar i komitetit ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit në një intervistë të fundit para largimit nga jeta për gazetën “Shqiptarja.com” bën një rezyme të punës së Komisionit të Etikës. Ziaj deklaron se ky komision nuk ka funksionuar për objektivin për të cilin është ngritur duke mos arritur të realizojnë qëllimin. Kompania “Sport Radar” pak kohë më parë e klasifikoi Shqipërinë në vendin e parë në botë për trukimet me 97 ndeshje në dy vite.
Z. Ziaj pas afro një viti nga dita e themelimit, a i ka realizuar pritshmëritë Komisioni i Etikës?
Mund të them që ky komision, pavarësisht dëshirës së mirë, me të cilën u ndërtua për të luftuar fenomenin e trikumit të ndeshjeve në Shqipëri nuk ka arritur që të funksionojë ashtu sikur ishte parashikuar.
Cilat janë shkaqet që kanë sjellë mosfunksionimin e punës në këtë institucion?
Problemet janë të shumta, por unë mendoj që kryesori është fakti që midis komisionit të Etikës dhe prokurorisë së Përgjithshme nuk ka pasur bashkëpunim të frytshëm për të luftuar këtë sëmundje të futbollit. Nëse do të kishte pasur më shumë bashkëpunim, atëherë mendoj se do të ishin dhënë verdiktet e para.
Ku ka çaluar puna midis dy institucioneve sipas jush?
Ngërçi që komisioni i Etikës po has për gjykimin e ndeshjeve që dyshohen të trukuara është se prokuroria nuk i ka vënë në dispozicion tabulatet telefonike cdo javë, pas zhvillimit të ndeshjeve për të penalizuar futbollistët apo ekipet që trukujnë takimet. Të dy institucionet hetojnë në mënyrë të pavaruar duke mos finalizuar asgjë me sukses.
FSHF ja kaloi topin Etikës për gjykimet, po tashmë që komisioni po dështon në punën e tij, cfarë do të bëj komiteti ekzekutiv?
Në ishim ata që e krijuam komisionin dhe po ashtu mund të marrim cdo hap tjetër. Por dua të them që komisioni deri më tani nuk na ka sjellë asnjë raport të punës së tij. Në mbledhjet e ardhshme do të vendosim se cfarë do të bëjmë me të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk funksionon.
/Shqiptarja.com