Intervista e fundit si kryeministër
Thaçi:Sakrifikova, s'e meritoni krizën

Intervista e fundit si kryeministër<br />Thaçi:Sakrifikova, s'e meritoni krizën
Në intervistën e tij të fundit si kryeministër, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha e fundit që vendit t'i jepej ajo që e meriton dhe qytetarët t'i kishin institucionet për të cilat kishin votuar.

Ai ka thënë se me marrëveshjen PDK-LDK është tejkaluar ngërçi i pakuptimtë politik. "Dëshiroj të potencoj se qytetarët dhe vendi padrejtësisht e ka përjetuar një krizë institucionale apo një ngërç të pakuptimtë por për arritjen e marrëveshjes që kemi nënshkruar PDK dhe LDK, është dashur të tejkalohen ato momente të inateve, lagjeve politike apo provinciale dhe të reflektojmë në kuptimin e përgjegjësive më të larta institucionale për të cilën jemi votuar në vend", ka thënë Thaçi, në intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se partitë nuk janë votuar që të ndajnë shoqërinë. Thaçi tha se për gjashtë muaj u dëgjuan shumë deklarata naive nga partitë e Bllokut. Ai deklaroi se bllokada ishte e padrejtë dhe se partia e tij sakrifikoi për zhbllokim të gjendjes.


"Nuk jemi votuar të ndajmë shoqërinë, por të përafrojmë, të luajmë rolin e përafrimit të spektrit politik por edhe marrjen e përgjegjësive për ndërtimin e institucioneve stabile.Për gjashtë muaj kemi dëgjuar prej opinioneve më naive që kemi dëgjuar ndonjëherë.Duke u nisur nga bllokada që ndodhi padrejtësisht për gjatë muaj të bllokadës politike. Kemi punuar që ta nxjerrim Kosovën nga bllokada politike. Ne si parti fituese e kemi shndërruar Kosovën në një parti fituese dhe tash po i ofrojmë vendit institucione kredibile", ka thënë Thaçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra