Intervista/ Elira Abeshi nga Raiffeisen Bank: Rëndësia e financimit të SME-ve, kreditimi i sektorit Agri dhe risitë digjitale

Intervista/ Elira Abeshi nga Raiffeisen Bank: Rëndësia e financimit të SME-ve, kreditimi i sektorit Agri dhe risitë digjitale

Edlira Abeshi

*Intervistë me znj. Elira Abeshi, drejtuese e Departamentit të Biznesit të SME-ve në Raiffeisen Bank Albania, mbi rëndësinë e financimit të SME-ve, kreditimin e sektorit Agri dhe risitë digjitale

Cila është qasja e Raiffeisen Bank ndaj Bizneseve të Vogla dhe të Mesme? A është kjo kategori biznesi në vëmendjen tuaj për t’u financuar?

Ne në Raiffeisen Bank besojmë plotësisht që bizneset e Vogla dhe të Mesme janë shtylla kryesore e ekonomisë Shqiptare. Këto biznese luajnë një rol kyç jo vetëm në rrugën e zhvillimit, inovacionit, konkurrencës së lirë, por gjithashtu dhe në mundësitë e punësimit dhe forcimit të mirëqenies sociale që ky sektor ofron, sidomos në zonat me rurale.

Ky sektor ka një potencial te madh për rritje duke marrë në konsideratë pozitën strategjike të Shqipërisë, burimet natyrore, fuqinë punëtore, jo vetëm në një moshë të re, por dhe lehtësisht e përshtatshme ndaj zhvillimeve të tregut. Ne besojmë se e ardhmja e ekonomisë shqiptare do të përcaktohet nga dinamizmi dhe qendrueshmeria e bizneseve SME.

Ne kemi vëmendje të shtuar në këtë segment biznesi dhe kemi punuar dhe investuar për të rritur gamën e produkteve dhe shërbimeve që ju përshtaten bizneseve SME dhe që i ndihmojnë ato të rriten. Me anë të instrumenteve financiare që ne tashmë ofrojmë, duam të lehtësojmë përpjekjet e sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm që të rrisin kapacitetet e shoqërive të tyre, të lehtësojmë aksesin në tregun financiar për to, të shkurtojmë kohën e transaksioneve bankare, duke ju mundësuar kështu më shumë kohë për të investuar në biznesin e tyre.

Meqenëse Raiffeisen Bank i ka në fokus këto biznese, a keni marrë masa konkrete në mbështetje të tyre, për ti mbështetur me kreditim?

Synimi ynë është të sigurojmë akses në financim për të gjitha kategoritë e bizneseve SME. Në 3 vitet e fundit, Raiffeisen Bank Shqipëri ka rritur portofolin e kredive të dhëna bizneseve SME me 125%, duke shënuar rritje me ritme shumë më të larta se tregu.

A mund të na përmendni disa nga masat e marra për të mbështetur SME-të?

 Mund të përmend një sërë hapash që kemi ndërmarrë për të mbështetur këto sipërmarrje, duke filluar me investimet e kryera për të siguruar teknologjinë më të avancuar në treg. Klientët Micro tashmë kanë mundësi të aplikojnë online për një Overdraft të pasiguruar deri në shumën 4 milionë lekë dhe të marrin përgjigje në më pak se 5 minuta. Ne jemi e vetmja bankë në Shqipëri që ofrojmë një zgjidhje të tillë lehtësuese për këtë kategori të klientëve. Ky facilitet ju ofrohet të gjithë bizneseve me status ligjor Person Fizik dhe jo vetëm atyre që sipas legjislacionit tatimor përgatisin dhe raportojnë pasqyra financiare. Tashmë përfitojnë një overdraft online edhe kategorive më të vogla të cilat nuk kanë detyrim për të përgatitur pasqyra financiare, por që kryejnë vetëm Deklarimin Vjetor të Tatimit Fitimit.

Së shpejti ky shërbim do të përfshijë dhe kërkesa për kredi me këste, të pasiguruara, për kapital qarkullues dhe më tej do të vijojmë me ofrimin e shërbimit dhe për subjektet e tjera ligjore, si SHPK.

Përveç SME-ve, a është në fokusin tuaj edhe financimi i bujqësisë?

Sektori i Agrikulturës si pjesë të bizneseve SME-ve, po e mbështesim me produkte të dedikuara për nevojat e tyre. Duke filluar nga Qershori 2024, Raiffeisen Bank Albania, ka hedhur në treg një game produktesh të reja për sektorin Agro si: kreditimi me limite të pasiguruara deri në shumën 3 milionë lekë, duke vijuar me limite të siguruara për shuma deri ne 12.5 milionë lekë me afat maksimal deri në 10 vjet dhe mundësi për struktura ri pagimi të çrregullta, sipas specifikave të biznesit. Këtu përfshijmë të gjitha bizneset që operojnë në fushën e Agrikulturës, duke filluar nga ata me NIPT fermeri, një kategori kjo me akses të limituar ne financime, e deri te kompanitë më të mëdha Agro-industriale.

Si janë normat e interesit për Agrikulturën?

Ne ofrojmë norma interesi shumë konkurruese në treg dhe në linjë me sektorët e tjerë të biznesit SME, me qëllim që sektori i Agro Bizneseve të jetë i përfshirë dhe i trajtuar me kujdes, pasi ka një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare pavarësisht vështirësive me të cilat përballen fermerët dhe operatoret e tjerë në këtë fushë. Analiza financiare bazohet në karakteristikat specifike të bizneseve Agro dhe kartat teknologjike të përgatitur nga ekspertë të fushës.

Cilat janë nismat e reja që ka marrë Raiffeisen Bank për të lehtësuar kostot për klientët e saj dhe a ka zhvillime të reja në aspektin e teknologjisë?

Duke qenë se zëri i klientit është shumë i rëndësishëm për ne, jemi kujdesur të ofrojmë paketa të ndërtuara për secilën kategori biznesi, ku secila sipërmarrje e vogël e mesme përzgjedh atë që i përshtatet më mirë.

Ajo çfarë dua të theksoj është aksesi në platformën tonë digjitale Raiffesien On (biznes) e cila është vlerësuar si më e mira në treg nga bizneset. Në këtë drejtim gjatë 2024, kemi rishikuar kushtet të paketës digitalr për segmentin Micro. Në këtë paketë në ofrojmë komisione konkurruese në treg për çdo veprim të kryer në platformën digjitale Raiffeisen ON, me 0 komision përdorim platforme, 0 komisione për pagesa utilitare, tatime e taksa, pagesat e thesarit dhe pa komision ndaj çdo pale të tretë që ka një llogari në Raiffeisen Bank Albania. Tashmë më shumë se 70% e pagesave te bizneseve te vogla dhe të mesme te Raiffeisen Bank kryhen ne platformën tone digitale dhe me këtë rishikim ne kemi lehtësuar akoma më shumë veprimtarinë e tyre të përditshme, prandaj i ftojmë të përfitojnë sa më shumë nga kjo mundësi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!