Një mesazh kërcënimi me jetë për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është publikuar nga grupi i njohur si 'Severna Brigada'.

Në mesazhin e bërë publik, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, çka konsiderohet një përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në lidhje me incidente dhe kërcënime me prapavijë ekstremiste në veri të vendit. Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë deklaratë të fundit.

“Severna Brigada” në qershor të vitit 2023 është shpallur si organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës përmes një vendimi zyrtar.

Bashkë me “Severna Brigada”, organizatë terroriste ishte shpallur edhe “Civilna Zaštita” (Mbrojtja Civile).

Kryeministri Albin Kurti atëherë kishte deklaruar se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

Foto: Postimi i 'Severna Brigada', në rrjete sociale