Intervista/ Eno Peçi: Ju rrëfej 
anën negative të emigracionit

Intervista/ Eno Peçi: Ju rrëfej <br />anën negative të emigracionit
TIRANE- Eno Peçi, balerini i njohur në skenat botërore flet për fatin e vendeve me politikë të dështuar që nxit të rinjtë të largohen në kërkim të jete më të mirë.
Mbrëmë ishte shfaqja e 3-të dhe më 12 gusht do të jetë shfaqja e fundit e dansteatrit “Exil” me koreografinë e tij në festivalin e Origenit, në Graubünden,Zvicër. Festivali ka nisur më 6 gusht dhe përfundon më 12 gusht 2015.

“Eno Peçi, solist i Baletit Shtetëror të Vjenës është rritur në Shqipëri dhe ka frekuentuar shkollën e baletit të Operës Shtetërore të Vjenës”… Kështu prezatohet balerini i njohur shqiptar në faqen zyrtare të festivalit që po mbahet në kantonin zviceran, Graubünden, dhe drejtohet nga Giovanni Netzer. Në këtë festival, ku shkojnë artistë e koreografë nga të gjitha vendet e botës, Eno Peçi merr pjesë për herë të tretë. Suksesit të tij me veprën “Exil” i janë bashkuar edhe solistët e Teatrit Shtetëror të Vjenës.

Ndërkohë që zbuluam se mediat zvicerave e kanë fokusuar gjatë intervistave pas premierës si balerin e koregraf të sukesshëm, në faqen zyrtare të festivalit të bën kurioz rrëfimi ideo-esesteik i dans-teatrit “Exil”: “Koreografia e tij tregon për shkatërrimin e fëmijërisë, për familjet e humbura, për nënat e braktisura nga fëmijët e tyre që janë në kërkim të kuptimit të jetës në mërgrim”. Po çfarë e ka nxitur një mërgimtar të sukseshëm në karrierën e tij të trajtojë plagët e rënda të mërgimit dhe për ëndrrat e dështura të tyre. Eno Peçi përgjigjet në intervistën për “Shqiptaraj.com”...
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës