intervista/ Ervin Bejleri: Ja pse e
luajta monodramëne Naum Shundit

intervista/ Ervin Bejleri: Ja pse e<br />luajta monodramëne Naum Shundit
TIRANE- Çfarë ndjen individi kur humbet një të afërm apo kur s’e gjen dot rrugën e duhur në këtë periudhë tranzicioni. Rrallëkush merret me dramën e tij, për të mos thënë askush përveç ndonjë miku. Regjisori dhe autori i monodramës “Të gjithtë janë të çmendur”, Naum Shundi, fokuson këtë dramë individuale, duke u futur në thelbin e së vërtetës. E shfaqur për dy ditë rresht, më 14 e 15 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar Eskperimental “Spahivogli”, monodrama “Të gjithë janë të çmendur” me autor dhe regji të Naun Shundit la pas shijen e suksesit.

E shkruar nga një autor shqiptar, monodrama i është besuar për ta interpretuar aktorit të njohur, Ervin Bejlerit, që mbarti me sukses peshën e interpretimit në një kohë të gjatë më skenë. Bejleri rrëfen në intervistën për “Shqiptarja.com” se një nga çelësat e sekretit të suksesit të kësaj monodrame dhe lojës së tij është fakti se ngjitet në skenë një dramë shqipe dhe trajton probleme konkrete reale.

Ndërsa regjisori dhe autori i dramës Naum Shundi thotë për “Shqiptarja.com” se “Shqetësimi qytetar, jo vetëm si qytetar i Shqipërisë, por edhe si qytetar në këtë glob që jeton si një qenie njerëzore, duke përjetuar shqetësimet e mëdha, më detyron të pyes se ku shkon ky individ, në qoftë se nuk arrin t’i përballë, nuk arrin t’i anashkalojë, nuk arrin të përshtatet, nuk arrin të konfrontohet direkt me situatën”.

Si qytetar Naum Shundin kjo monodramë e ka shtyrë të thotë gjithmonë atë që duhet të flitet e të shkruhet për fatet njerëzore, për fatin e individit, për fatin e njeriut. “Për mua njeriu është qenie shumë delikate, më shumë se çdo qenie tjetër. Njeriu i përbërë nga instiktet e trashëguara edhe nga kafsha dhe nga logjika humnane, nuk i ruan dot balancat në situatat që i dalin përpara, por shpesh shkon drejt një katastrofe”, thotë ai, duke shtuar se “Individi pëplaset me situata të caktuara që e pëçudnojnë.

Ndaj duhet thënë stop, duhet vënë sirena  e alarmit që mbron indidvidin, sepse e gjithë shoqëria përbëhet nga individi”. Kjo është filozofia e monodramës së Naum Shundit. E fokusuar në një ngjarje më shumë se intime, monodrama kthehet në një rrëfim tronditës gjatë aktrimit kur Heroi pa emër, i luajtur nga Ervin Bejleri rrëfente me sinqeritetin e tij deri në naivitet të gjithë kronologjinë e jetës.

 
Ervin, çfarë përqësonte personazhi që luaje nëse e shohim pas kuintave të interpretimit tuaj?
Pas personazhit fshihet historia e një shqiptari që ka jetuar në diktaturë dhe preket nga ndryshimet e realitetit që vijnë pas rënies së diktaturës. Me këtë vepër që nga pëballja ime e parë ngela i mrekulluar, i surprizuar nga kënaqësia e madhe e të ndjerit të personazhit. E kam lexuar dy herë veprën, kur ma dha miku im që ishte Naum Shundi. Ai e kishte shkruar dhe në bisedën që po bëja në kafe ma dha. U dashurova që në lexim të parë me atë vepër dhe kur e takova i thashë “Këtë vepër nuk e di për kë e menduar, por unë nuk dua ta lëshojë nga dora. Dua ta luajë unë. “Edhe unë kam kënaqësi të madhe ta luash, -më tha Shundi, -se jo më kot ta dhashë”. Megjithëse ende nuk kishte plane konkrete. Kështu u angazhuan të gjithë dhe erdhi një moment që fondet u bllokuan, por ne ishin gati dhe pritëm ta fillonin këtë punë. Këtë punë e kemi çuar deri në fund me një dashuri shumë të madhe, si nga nga ana ime, si nga ana e Naum Shundit, apa protagonistët e tjerë si Endri Sina dhe Ermela.  
 
Sa i sigurt ndihet një aktor kur luan një dramë premierë, shpesh luhen dramaturgë shumë të njohur në skenat tona?
Naum Shundi mendoj se ka shkruar një supervepër ku çdo aktor që e dashuron rolin do të ndihej i sigurtë. Njëkohësiht ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme si regjisor. Nuk kisha punuar ndonjëherë me të dhe jam suprizuar nga mënyra e kërkesës arstistike që kishte ndaj meje. Kam mësuar shumë nga ai, dhe pas 15 vjetësh që kam mbaruar shkollën m’u duk vepra si studim i ri.
 
A mendon se drama shqipe nuk po merr zhvillim si krijimtari?
Sigurisht unë do të doja një teatër shqiptar që të ketë sa më shumë drama shqipe. Por nuk është problemi se nuk ka pasur dramturgji shqiptare, por në këtë periudhë dramaturgjia po pëson të njëjtën krizë që po pëson shteti dhe realiteti shqiptar. “Largpamësia” shpesh dramaturgun e dëmton të shikojë më mirë gjërat që ka para syve. Çështja është që ti të bësh të thjeshtën, se çudia del vetvetiu në skenë. Nuk është se nuk ka vepra të dramës shqipe, por nuk shohim në to ato që ndodhin.

Dramaturgët nuk pranojnë që të prekin dhe të shikojnë këtë realitet të prekshëm. Prandaj monodrama e Naum Shundit pati sukses dhe ka për të pasur sukses edhe në ngjitje të tjera në skenë. Pati sukses për konceptin e veprës si dramaturgji e jetës, e shpirtit njerëzor në rrethanat që po jetojmë. Për personazhin që unë luaj realiteti që jetomë është i papërtypshëm. Shundi ka krijuar situata komike që në në dukje e përshtjellojnë emocionalisht e llogjikisht vazhdimësinë e së përditshmes së tij, duke e paraqitur si të çmendur përballë hipokrizisë e lëmshit të zakonshëm metropolitan. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji