Intervista/ Gardisti: Më larguan
se isha i dypunësua

Intervista/ Gardisti: Më larguan<br />se isha i dypunësua
TIRANE- Njëri nga të shkarkuarit e ministrit Sajmir Tahiri, Agron Malaj i cili ka qënë komandanti i njësisë speciale nr.1, shprehet i habitur për urdhërin e shkarkimit të tij nga detyra. Sipas Malaj, një person e ka telefonuar dhe më pas i ka pohuar se ishte shkarkuar. Motivacioni ka qënë i dy punësuar, kjo pasi sipas Komandantit të Njësisë Speciale nr.1 ai ka një biznes. Sipas gardistit, nuk mund të pajtohet me këtë motiv, duke paralajmëruar se pasi të njihet me urdhërin e zbardhur në letër, në ditët në vijim do marrë masa ligjorë, për ta kundërshtuar këtë urdhër në Gjykatën e Tiranës.

Zoti Malaj, është marrë një vendim për shkarkimin tuaj nga Garda e Republikës. Keni dijeni ju për këtë?
Sigurisht që kam pasi më kanë njoftuar sot(dje) në telefon. Unë nuk kam qënë në Tiranë, por vetëm më njoftuam duke më thënë se me propozimin e komandantit të ri, ministri kishte firmosur shkarkimin tim.

Cili ka qënë motive i largimit nga puna?
Nuk e di të saktë, pasi nuk jam njohur zyrtarisht me një urdhër të shkruar. Disa fjalë që më thanë në telefon, ishin se shkak i shkarkimit tim ka qënë dypunësimi.

Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?
Bëhet fjalë për një biznes të familjes time. Dhe kjo është konsideruar nga krerët e gardës sikur unë jam i dy punësuar dhe është parë e arsyeshme që të më largojnë nga rradhët e Gardës së Republikës.

Pasi të njiheni me urdhërin, çfarë masa do merrni?
Unë të hënën, besoj se do më komunikojnë vendimin me shkrim. Pasi të njihem mendoj se do e kundërshtoj atë në gjykatë.
 
Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit