TIRANE- Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregon planin e tij për rilindjen e Kamzës. Gjici thekson se, me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, do të punojë për ndryshimin e Kamzës. Ai tregon dhe për sfidat më emergjente, që e presin Kamzën dhe thekson se “më 21 qershor do t’i japim fund përfaqësimit nga njerëz të konsumuar e të dënuar nga Drejtësia, për të ndërtuar një urë të re, nga ku do të kalojnë sfidat tona të përbashkëta për një jetë më të mirë dhe për një marrëdhënie më të mirë qytetare e njerëzore”.
/Shqiptarja.com












