Si u përjetua ardhja e Berishës në krye të PD, më vonë president?
Ishte caktuar Sali Berisha për i Parë, i rekomanduar nga Rajersoni, që do të vinte dhe ambasador në Tiranë, se Rajersoni ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, i cili rekomandoi Sali Berishën si të parë për Kryetar të PD, në Tiranë, madje dhe President të Shqipërisë. Dhe ishin të preferuar dhe ata që kishin njerëz të lidhur në Amerikë, në Gjermani, Greqi, lidhur me asfalinë greke, bashkë dhe me të tjerë shqiptarë, që kishin lidhje matanë. Por dihej se në Vuçidol kishte një pikë që kishte lidhje me Beogradin, një djalë nga ajo anë...! Që mori drejtimin e PD dhe të vendit për shumë e shumë vite....!