TIRANE - Ish-kryeministri Aleksandër Meksi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Kjo periudhë është piku i evidentimit e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Cila mendoni se duhet të jetë mënyra e përzgjedhjes?
Kam thënë gjithnjë, se “pa parti të demokratizuara nuk ka për të pasur kurrë një Shqipëri demokratike”. Në momentin kur filluan të ç’demokratizohen partitë, tranzicioni nuk u përmbyll dhe vazhdon të zvarritet. Do zvarritet mundësisht deri kur të na fusin me zor, dhe pa dëshirën e partive në Evropë, sepse atëherë do të na vënë dhe kushte.
Problemi është i tillë: Demokracia është pjesëmarrje dhe transparencë. Pjesëmarrje do të thotë që secili prej nesh, pra anëtarët e partive, qytetarët e Republikës të na dëgjohet zëri për qeverisje, që është vota. Janë gjithashtu dhe demonstratat, protestat, referendumet që nuk duhen ndaluar.
Pra duhen votime të lira dhe të ndershme, por jo vetëm të lira. Sepse votimet mund të bëhen të lira pasi të lënë lirisht të votosh, por, pastaj i numërojnë siç ua do qejfi atyre, me komisione politike vetëm të tyret e me sisteme elektorale të përçudnuara, që kushtëzojnë apo deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
Jam shprehur në mënyrë mjaft të qartë edhe në media se ky sistem elektoral nuk është aspak demokratik, madje po huazoj një nga vërejtjet që iu bënë dhe nga e djathta italiane sistemit me lista të mbyllura në Itali, që partitë e atjeshme e pranuan dhe vetë se është i turpshëm.
Ti më ke zënë peng mua, aq më tepër kur në Shqipëri ka të majtë e të djathtë me rrënjë të thella historike, e për më tepër me inate dhe përkatësi grupesh dhe po ta shohësh po ndizet sherri në mënyrë që ata që janë kundër palës tjetër të votojnë për ty. Këtë e bëjnë të dy palët krahas parullës absurde “votoni të keqen më të vogël” .
Po përzgjedhja...?
Përzgjedhja e njerëzve duhet të jetë e tillë që ne të dimë se për kë votojmë, që ti kërkojmë llogari nesër dhe ndoshta të mos e votojmë më atë individ. Sigurisht që kur i japim votën kandidatit të një partie, në një farë mënyrë një pjesë e mirë e votave janë dhënë për partinë.
Domethënë, partia ka të drejtë të mbrojë një pjesë të njerëzve kryesorë të saj, ti vendosë në krye të listave të qarqeve, sigurisht në një masë që për mendimin tim nuk duhet të kapërcejë 15% që mund të jenë 20-22 njerëz.
Pra në pesë qarqet e vogla nga një njeri në krye të listave, në gjashtë qarqet e tjera që kanë mbi 10 mandate dy njerëz e shumta në krye të listës dhe në Tiranë nga 3-5 njerëz në krye të listës do ishte më se normale. Të tjerët që pasojnë listën duhet t’i zgjedhë sipas parimit “një anëtar një votë” me listë preferenciale të gjejnë vetë mënyrën se si e duan.
Sepse nuk mund ta bësh siç mund ta ketë Italia, që votojnë jo vetëm të anëtarësuarit në parti që kanë paguar kuotizacionin e vitit, por dhe militantët e mbështetësit, pasi në Shqipëri do shkonin të gjithë të djathtët të votonin më të këqijtë e të majtëve, dhe të gjithë të majtët më të këqijtë e të djathtëve. Në Shqipëri tërë partia duke shfrytëzuar database-t e anëtarësisë, listat e kuotizacioneve, të votojnë për kandidatët për deputetë.
Po cilët duhet të vihen në lista....?
Për mendimin tim përderisa jemi ende në hapat e para të funksionimit demokratik të partive, në listë për t’u votuar duhet të jenë ata që propozojnë konferencat lokale, ata që mendon Kryesia (veçmas atij 15% që ne folëm më lart), si dhe detyrimisht dhe ata që vetëshpallen kandidatë.
Në listat sipas qarqeve duhet të jenë kandidatë dhe deputetët aktualë. Kjo është një mënyrë për të parë nëse është vlerësuar puna e tyre apo jo. Votimi sipas qarqeve nga anëtarësia, pra vendosja në radhë e tyre, duhet bërë në të njëjtën ditë, me parimin demokratik një anëtarë një votë.
Cili është përfitimi?
E para, mënjanon përçarjen brenda partisë, pasi janë përzgjedhur nga anëtarësia. Dhe në Shqipëri bërthama e elektoratit që të voton në zgjedhje është anëtarësia.
Së dyti, kontrollojnë ata që kanë qenë më përpara të zgjedhur.
Së treti, kryesia e partisë njerëzit e rëndësishëm të saj 20-22 vota i ka të siguruara në krye të listave për çdo qark. Madje janë shumë, pasi në Greqi vetëm 10 veta janë ata që s’bëhen me vota preferenciale. Sigurisht unë flas për ligjin aktual zgjedhor.
Është një gjë që bëhet, pasi brenda marsit mund të realizohen konferencat dhe deri më 10 prill mund të votohet. Kryesia është ajo që e mbikëqyr tërë procesin me të deleguarit e saj, duke pasur tërë mundësitë për të realizuar një përzgjedhje pa presione dhe pa qejfmbetje, ata që do të garojnë në çdo qark.
Nuk besoj se mund të ketë probleme pasi do të jenë dhe vetë kandidatët që mbikëqyrin procesin. Në këtë mënyrë bëhen listat e dala nga votimi në bazë, nga ata që janë njerëzit më të rëndësishëm të kryesisë, dhe të gjitha këto garantojnë evitimin e përçarjes brenda partisë dhe garantohet pjesëmarrja reale e elektoratit dhe ajo që është më e rëndësishme garantohet dhe kontrolli mbi të zgjedhurit e mëparshëm.
Ky ka qenë një problem që mua më ka preokupuar gjithnjë. Në fillim në PD kur votonim Këshillin Kombëtar duhej të kishte njëherë e gjysmë sa anëtarët kur rivotohej e duhej të ishin në listë të gjithë anëtarët e këshillit ekzistues. Vota pastaj i seleksiononte. Ky rregull u shkel në ‘96 duke na zënë peng se ishim në prag zgjedhjesh.
Pa këto rregulla partia pëson një frakturë e ka copëzime, dhe sistemi aktual zgjedhor u bë pikërisht për të zënë peng partitë, për të zënë peng kandidatët që s’kanë ku venë, sepse tentohet drejt dypolarizimit politik. Për të siguruar rinovimin e aparatit drejtues të shtetit mund të mos lejohet kandidimi(veç atyre 20-22-ve) i personave që kanë qenë për tre mandate deputetë.
Me qenë se Kodi Zgjedhor imponon patjetër koalicione të mëdha si e mendoni daljen në skenë të disa partive të reja dhe fatin e tyre?
Gjithnjë do të ketë parti që dalin jashtë nga koalicionet apo parti të reja. Prandaj, duke shpresuar se pas zgjedhjeve ky Kod Elektoral do të ndryshojë në mënyrë që njerëzit të votojnë njëherazi për partinë dhe kandidatin, të mos ketë transferime votash.
Zgjedhjet të jenë me dy raunde, në mënyrë që të jenë më të sigurtë që e duan me të vërtetë këtë njeri e kjo realizohet duke pasur një sistem zgjedhor të ngjashëm me atë të viteve 1992-2001 që garantonte zgjedhjen e 100 deputetëve drejtpërdrejtë por dhe korrektimi kombëtar për 40 deputetët e tjerë, duke bërë që votat e partisë të mos humbin.
Sidoqoftë problemi ka vend për diskutime e ndryshime. Koalicionet partiake vërtetë që shprehin vullnetin e popullit por, ky Kod i nxjerr partitë e vogla jashtë loje në shumicën e rretheve dhe votat shkojnë te partitë e mëdha. Kjo nuk është e rregullt. Fakti që dhe vërejtja që u bë dy vjet më parë nga partitë e vogla kur kërkohej korrektimi kombëtar nuk u realizua, tregoi se dy partitë e mëdha s’kërkojnë të ketë të tjerë veç tyre.
Me bie ndërmend një shkrim që ishte “As me Salën dhe as me Edin” në këto gazetat on-line që me sa duket shkruesi është frymëzuar nga një parullë e vjetër në mos gabohem “as me pashën as me beun” në Elbasan në vitet ‘20, për treguar që në politikë tentohen rrugë nga më të ndryshme, dhe kjo është një mënyrë e seleksionimit të partive dhe programeve e domosdoshme në demokraci. Dhe kjo është arsyeja që ata kërkojnë shmangien e partive politike të tjera apo të një Poli të tretë, sidomos kur punët shkojnë shumë keq.
Deri më tani ka ankesa për çështjen e garancisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoni se kjo qeveri mund të bëjë zgjedhje të mira?
Rezultati do të jetë aq i drejtë sa e lejon sistemi elektoral. Mënyra është e njëjtë me atë që përdorën vite më parë socialistët, pasi këto mënyra nuk kanë filluar në 2005 por kanë qenë dhe në 2001. Sepse veç “Dushkut” dhe Gjykata Kushtetuese ka emëruar deputetë në vitin 2001.
Por dhe sot ata që në Tiranë janë 15 të parët janë të emëruar nga kryetari i partisë, si nga njëra ashtu dhe nga tjetra. Madje po shohim se asnjë nga partitë e tjera nuk e ka bërë atë që ne folëm më lart por do kemi kandidatë të emëruar nga Kryesi të vetemëruara.
Pra njëra mënyrë e përzgjedhjes së kandidatëve është demokratike, ndërsa mënyra tjetër është autokraci. Mënyra jonë e përzgjedhjes së kandidatëve është puro autokratike, që tregon se kupola drejtuese apo çeta e tyre të themi, mendojnë se autoritarizmi bie demokraci dhe përparim. Ata qofshin.
Unë mendoj krejt të kundërtën, që autoritarizmi nuk bie as demokraci as përparim. Dhe me 1-2% të rritjes së GDP vjetore që po “lulëzon” në Shqipëri, po ecim me hapim e breshkës, dhe ne nuk hyjmë në Evropë, nuk kapim as vendin e fundit në BE dhe kam bindjen e thellë se me autoritarizëm dhe pa demokraci do jemi gjatë këtu ku jemi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com