Intervista/ “Pasqyra e të rrëfyemit”
e Budit, imazh i një reviste të re

Intervista/ “Pasqyra e të rrëfyemit”<br />e Budit, imazh i një reviste të re
TIRANË- Pas më shumë katër shekujve, imazhi i librit të Pjetër Budit “Pasqyra e të rrëfyemit” të cilin e botoi në Romë një vit para vdekjes do të rikthehet si kopertinë e një reviste të re studimore (Budi u lind në vitin 1566 dhe vdiq në vitin 1622). Është menduar të përdoret për kopertinën e një të reviste të re, jo vetëm titulli i librit, por edhe gravura e famshme ku poeti prift jepet në një moment lutjeje.

Njoftimin për revistën e re studimore e jep për gazetën Behar Gjoka, drejtori i Qendrës së re Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”. Gjoka në një intervistë për Shqiptarja.com shprehet se qendra e re studimore ka nisur përgatitjet për të pasur edhe organin e saj botues. Si emër i revistës është zgjedhur të jetë “Pasqyra e të rrëfyemit”, që përkon me titullin e njërës prej veprave të Pjetër Budit. Sipas Gjokës “Pasqyra e të rrëfyemit” do të jetë një dritare e mendimit të lirë, shkencor, kritik dhe studimor, të çliruar nga hermetizmi i panevojshëm, që më tepër e largon lexuesin nga letërsia.

Në fillimet e saj ai thekson se kjo revistë do jetë organ që do dalë njëherë në katër muaj dhe do të botohet me vetëfinancim, duke synuar të ruajë të vazhdimësinë dhe kontributet e saj në mungesë të një reviste të mendimit shkencor dhe kritik që përfaqëson atë çfarë ne mendojmë për letërsinë, për artin e komunikimit për atë që vjen si rrëfim më i hapur dhe më kulturor. 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit