Intervista/Malaj: Taksa e sheshtë 
9 % dëmton ekonominë shqiptare

Intervista/Malaj: Taksa e sheshtë <br />9 % dëmton ekonominë shqiptare
Ish-ministri i Financave Arben Malaj  e cilëson taksën e sheshtë të dështuar. Në një intervistë për A1 Report, Malaj thotë se kjo taksë në kohën kur është aplikuar vetëm e  ka dëmtuar buxhetin e shtetit e për këtë nuk i nevojitet më Shqipërisë .
 
 
“Me një analizë profesionale bazuar në të gjithë informacionin dhe historikun e aplikimit të taksës së sheshtë , mund të them pa asnjë hezitim se taksa e sheshtë 9% është 99 për qind e dështuar për ekonominë shqiptare. Ekonomia shqiptare, ka nevojë për burime financiare, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ulje deficiti dhe borxhi. Pa rritur burimet financiare në mënyrë graduale ne nuk mund ta përmirësojmë ekonominë tonë që të funksionojë më mirë , sigurisht që mbi tatimin e fitimit ka vepruar gjithmonë taksa e sheshtë pavarësisht se në disa raste ka qenë 30 % kur ne në 97 e filluam e zbritëm deri në 20 % , por ka qenë e sheshtë, u bë dhjetë %, dëmtoi të ardhurat buxhetore. E mbani mend ankesën e biznesit që qoftë tatimi i fitimit, qoftë pagat qoftë struktura e kompanive si të thuash përcaktohej nga lartë në mënyrë administrative. Ajo që taksa e sheshtë ka si përfitimin kryesor për të cilën bien dakord të gjithë ekonomistët në botë është përmirësimi administrimit. Po një nivel shumë i ulët që rrit borxhin dhe pastaj përkeqëson administrimin dhe e bën këtë taksë të dështueshme”-theksoi Malaj.
 
Malaj ka komentuar dhe nismën më të fundit të qeverisë atë për të penalizuar çdo  biznes që nuk ka kasë fiskale dhe që nuk lëshon kupon tatimor . Sipas Malajt Shqipërisë i nevojitet një strategji për formalizmin dhe lehtësimin e ekonomisë ndërsa sugjeron një testim të masave për të rritur vullnetshmërinë e biznesit  për të paguar taksat . 
 
 
“Lufta e informalitetit më shumë se të ardhurat në buxhet ka të bëj me faktin se sa më shumë e formalizuar të jetë ekonomia aq më mirë politikat fiskale monetare dhe reformat e qeverisë mbërrin te biznesi te ekonomia reale. Por edhe pse penalizimi është pjesë e një strategjie fokusi nuk mund të jetë thjesht penalizimi . Eksperiencat e formalizmit të ekonomisë në vendet e tjera, strategjitë kombëtare te vendet e tjera, këshillat nga institucionet kombëtare e ndërkombëtare që kanë bërë studime disa vjeçare dhe krahasuese për ekonominë informale rekomandojnë si raste më të suksesshme rastet që reduktojnë kostot , procedurat , incentivat fiskale, element të formalizimit.  Pra na duhet një strategji , jo thjesht një aksion , na duhet një strategji që ka në fokus lehtësimin e ekonomisë dhe natyrisht për pjesën që nuk e respekton shtetin patjetër që ata vepron penaliteti , por tek bizneset në përgjithësi që bizneset e reja ato që shtrihen në zona të vështira , bizneset që kanë qënë shumë korrekt me taksta tatimet , vepron analiza e riskut , por që kanë krizë likuiditetesh për shkak të rënies së aktiviteteve në tërësi , pra kemi kaluar nga rritje ekonomike 6-8 për qind me rritje ekonomike 0.5-2 për qind të ekonomisë patjetër që duhet të këtë një përqendrim te politikat që e lehtësojnë formalizimin.  Në kohë krize informaliteti rritet dhe në vendet më të zhvilluara ,pra koha nga tani deri në janar të jetë kohë për të provuar të gjitha masat lehtësuese dhe edukuese për të rritur vullnetshmërinë e pagimit të taksave dhe koha e penalizimeve duhet të vij pas kësaj faze dhe për një grup shumë të fokusuar . Pra le ta fillojmë me grupe mallrash të caktuara , aty ku buxheti i shtetit gërryhet më shumë me mallrat e akcizës , ku ka evazion, kontrabandë , ku ka krim ekonomik dhe investim të parave të këqija në politikë”
-sqaroi Malaj.

 
Malaj ndalet edhe te rënia e të ardhurave në buxhet. Ai thotë se kur rritja ekonomike behet e vështirë e në këtë mënyrë rritet evazioni fiskal  dhe krimi ekonomik .
 
”Besoj se ka një sërë faktorësh, kryesisht kur taksat në shumë zëra tatimor janë nën parashikimin, si të thuash vëmendja duhet të shkojë të rritja ekonomike. Pasi është e qartë se nëse rritja ekonomike vështirësohet dhe Banka e Shqipërisë e konfirmon këtë është e vështirë për t’i mbledhur taksat, mund të ketë faktorë të çmimeve ndërkombëtare dhe faktorë të tjere, por po të shikojmë dhe zërat e mosrelizimit të të ardhurave , sidomos ato që kanë të bëjnë me akcizën një pjesë e mos realizimeve kërkon që të ketë një performancë shumë më të mirë, në mallrat e akcizës ku normat e fitimit nxisin jo vetëm evazionin fiskal por dhe krimin ekonomik.” tha Malaj

Shkak për uljen e  të ardhurave në buxhet u bë mosmbledhja e të ardhurave nga administrate tatimore dhe doganore.  Taksa kryesore, e cila tregon konsumin, tatimi mbi vlerën e shtuar ka rënë me 36 milion dollarë gjatë periudhës janar – prill të këtij viti.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori