Intervista/ Alar Band: Vajzat e kanë
  keqkuptuar atë që ne japim free

Intervista/ Alar Band: Vajzat e kanë<br />  keqkuptuar atë që ne japim free
Ata janë pesë djem, të cilët këtë herë kanë zgjedhur të japin një mesazh të bukur dashurie. “Për ty e jap free”, është kënga e cila ka arritur të ketë një impakt të madh në youtube që pas prezantimit në “Kënga Magjike”. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Alar Band na rrëfejnë suksesin që kanë pasur gjatë këtyre dy viteve, sfidën në tregun muzikor si dhe pritshmëritë që kanë nga festivali, ku me modesti synojnë të rrëmbejnë një trofe. 
 
Pas një suksesi, riktheheni sërish në “Kënga Magjike”. Madje shpesh ju komentojnë qe e jepni ‘free’... Na e sqaroni pak si është kjo punë?
Shikojmë që në rrjetet sociale e keqinterpretojnë pak, por ne e kemi një mesazh të bukur... E vetmja gjë që jo vetëm ne, por i gjithë njerëzimi i ndershëm jep ‘free’ është dashuria.
 
Prej më shumë se dy vitesh ju tashmë keni formuar grupin Alar Band. Pse pikërisht këtë emër?
Si çdo grup tjetër dhe ne u formuam rastësisht ku fillimisht kanë qenë dy pjesëtar Aldo dhe Arditi nga ku dhe kuptimi i fjalës ALAR mbart këto iniciale, më pas bashkohen djemtë e tjerë. “Alar Band” është formuar rreth dy vite më parë dhe përbehet nga 5 djem, të gjithë me formim artistik në shkollën e muzikës “Onufri” në Elbasan. Të qenurit me formim artistik na bën që të jemi shumë më të përgjegjshëm dhe kritik ndaj krijimeve tona, ndaj edhe menduam se ky ishte momenti që ne kemi arritur një pjekuri artistike të mjaftueshme për të qenë në një kompeticion të tillë.
 
Është hera e dytë që merrni pjesë në një festival. Prisni ndonjë çmim?
Që është e vetmja skenë që i hap dyert artistëve të rinj për promovim dhe vazhdimësi të suksesshme.
 
“Për ty e jap free” nuk ju ka fal vetëm komente pozitive, por jeni vlerësuar edhe për perfomancën, veshjen?
Çdo ide për veshjen ishte e producentit Elgit Doda dhe e jona. Ishte një ndërthurje idesh, duke sjell jo vetëm ritme dhe një mesazh të drejtpërdrejtë, por duke e reflektuar edhe me anë të veshjes.
 
Duke parë që jeni një grup i ri. Si e shikoni tregun muzikor, ka konkurrencë?
Tregu shqiptar ka tepër konkurrencë, shumë talente dhe për ne është diçka pozitive pasi po konkurrojmë mes më të mirëve për momentin.
 
Në mos gaboj është sërish Elgit Doda autor i këngës, ka ndonjë arsye apo keni gjetur çelësin e suksesit me të?
Është i pari që na ndihmoj të hedhim hapat drejt skenës magjike. Në fakt, tani jemi bërë si një familje e madhe.
 
Pas prezantimit cilat ishin “komentet më funny” për këngën?
(Qeshin) të gjithë vajzat e kanë keqkuptuar atë që ne japim free, ku një ndër to është - Përse nuk e lëshon me qira se fiton ndonjë lekë.
 
Prisni të rrëmbeni ndonjë çmim?
Objektivi jonë është vërtetë një çmim, le të shikojmë çfarë vlerësimi do marrim.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin