TIRANE- Kureshtja për të njohur Tiranën e pas kuintave të viteve të monizmit, një kuriozitet i shpjegueshëm për qytetin ku unë jetoj, më ka shtyrë gjithmonë që, si gazetar, të mundja të intervistoja njerin prej kryetarëve më jetëgjatë të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Tiranës, pa llogaritur këtu kryetarët e Bashkisë para vitit ‘45 dhe pas viteve ’90… Nesip Ibrahimi ka mbi shpinë 83 vite, por vazhdon të jetë ende aktiv në jetën shoqërore e familjare. E takoj në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës. Teksa zbret nga automjeti i tij privat, i veshur “shik” dhe me një ecje tepër elegante për moshën, na drejton në një prej bareve aty pranë.
/Shqiptarja.com









