Intervista/ Olgera Lleshaj: Tregu
muzikor në Shqipëri i manipulua

Intervista/ Olgera Lleshaj: Tregu<br />muzikor në Shqipëri i manipulua
Muzika për të është si ilaç për shpirtin, ilaç i cili ka krijuar imunitet që në fëmijëri! Bëhet fjalë për këngëtaren Olgera Lleshaj, e cila edhe pse prej vitesh jeton në Itali, ajo asnjëherë nuk është ndarë nga tregu muzikor në Shqipëri. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Olgera tregon hap pas hapi të gjithë rrugëtimin e saj në muzikë, pasionin dhe sekretin e zërit që çdo ditë dhuron emocion. Edhe pse jeton mes Italisë dhe Shqipërisë, ajo thotë se tregu muzikor shqiptar është i manipuluar mbi 80% dhe nuk ka pasur asnjëherë për qëllim të jetë pjesë e atyre artistëve që imponohen tek publiku, por të jetë vetvetja.
 
Klipi “Shpirti im” tashmë është vjen si rezultat dhe i albumit tuaj të parë me të njëjtin titull. Si ndjeheni ?

Pas një pune që më ka marrë goxha kohë, të them të drejtën e realizuam bashkë me bashkëpunëtorët e mi albumin e parë. Sigurisht, ndihem shumë mirë që puna ime shpërblehet dhe përkrahet si nga dëgjuesit e thjeshtë, por dhe nga njerëz të fushës.
 
Pse pikërisht “Shpirti im”, kujt i dedikohet?

‘Shpirti im’ sepse përveç faktit që kënga me të njëjtin titull ka depërtuar tek njerëzit... ‘Shpirti im’ edhe sepse në realizimin e të gjitha këngëve kam vënë shpirtin tim në to!
 
Në dy prurjet e fundit keni spikatur në gjini të ndryshme në muzikë, në baladë dhe këngë ritmike. Ku e gjen veten më mirë Olgera?

Unë personalisht i dua baladat shumë... Por, do të vazhdoj të jem gjithmonë e ndryshme në prurje edhe në vazhdim sepse nuk kam dëshirë të cilësohem si këngëtare që i përkas një rryme të caktuar. Bëj muzikë për të gjithë njerëzit që secili që dëgjon Olgerën të paktën të ketë një këngë në të cilën gjen veten.
 
Prej vitesh këndoni në Itali, mendoni se një ditë do të prekni edhe suksesin në Shqipëri?

Rrugën e muzikës e kam nisur në Shqipëri që në fëmijëri deri në daljen time në “Top Fest”. Tregu muzikor në Shqipëri është 80 për qind i manipuluar dhe prandaj nuk kam tentuar të jem pjesë e atyre artistëve që imponohen tek publiku, por të jem e vërtetë në atë që bëj. Pastaj aktiviteti muzikor është zgjeruar dhe nëpër vende të ndryshme të europës... Angazhimet e mija në europë janë më të shumta edhe si pasojë e të jetuarit jashtë Shqipërisë...
 
Veç klipeve, të kënduarit “live” është pjesa juaj e pandarë. Si ndiheni duke jetuar mes Shqipërisë dhe vendeve Europiane, gjithandej ku ka shqiptarë?

Të jetuarit jashtë Shqipërisë ka sakrificat e veta, por ka dhe privilegje. Ndihem shumë mirë kudo që këndoj nga dashuria që marr nga publiku, s’kam si të ndihem ndryshe.
 
E shikoni si një sfidë ‘live’-n?

Një këngëtar që s’di të këndoj ‘live’ nuk mund të quhet këngëtar. Nuk e kam fare sfidë, por detyra e një këngëtari është të këndojë ‘live’.
 
Theksuat se, pasionin për muzikën e keni të trashëguar nga familja. Këtu qëndron suksesi i të kënduarit tek ju?

E vërtetë! Dashurinë, por dhe kulturën për muzikën e kam të trashëguar nga mamaja. Suksesi i të kënduarit, si gjë e parë e kryesore është zëri dhe dashuria me të cilën e përdor zërin. Por, sigurisht që janë dhe puna e vazhdueshme dhe vullneti shumë të rëndësishme për një karrierë të konsoliduar në muzikë.
 
Mendoni se jeni pjekur profesionalisht?

Mendoj që jam mjaftueshëm e pjekur profesionalisht në të kundërt nuk do kish marrë hapa të tilla të bëja album. Në këtë pjesë ndihem pak me fat të them të drejtën sepse duke patur mësuesen e muzikës në shtëpi (mamanë) më ka ndihmuar jashtë mase nga ana profesionale.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?

Projektet në vazhdim do të jenë të shumta, nga fillimi i vitit filloj përgatitjet për klipin e ri. Të tjerat do të jenë surprizë.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare