INTERVISTA/ Rrëfimi i rekordmenes Luiza Gega për Report Tv pak muaj më parë: Asgjë s'është ashtu si duket, ju rrëfej prapaskenat në garat ndërkombëtare

Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja bëri një paraqitje brilante në finale e 3000 metrave me pengesa në Gjermani, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Shqiptarja.com risjell një intervistë të kampiones shqiptare, e cila ka treaguar prapaskenat në fushat e garave ndërkombëtare.

Intervista për Report Tv 3 tetor 2021

Finaliste  në Lojrat Olimpike, Paris 2024, ky është synimi i atletes Shqiptare Luiza Gega. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Ermal Qori, sportistja  tregon prapaskenat në fushat e garave ndërkombëtare. E renditur e 13-ta në Tokio, në garën  e 3 mijë metrave me pengesa, Luiza rrëfeu detajet e që ia vështirësuan rezultatin maksimal.

"Gjithçka është ndryshe nga çfarë mund të shihni në kamera, kërkohet shumë punë, vullnet dhe përqendrim. Janë kushtet ato që na i vështirësojnë pak  mundësinë e synimit aq lartë, ka shtete që investojnë pa fund në këtë fushë. Unë doja të isha në top 10-tshe, por pa u justifikuar kam patur edhe disa shqetësime me tendinën në këmbë, ajo pengesa e ujit është shumë e rrezikshme nëse ke një problem të tillë", tha Gega.

Eksperiencën në Tokio, Gega e përkufizon si të paharrueshme, ndërsa të jetë finaliste në lojërat e ardhshme Olimpike Paris 2024, është objektivi i madh.

"Nuk është se arrita rezultatin që  unë doja 100 % dhe për këtë arsye une do e provoj edhe në Paris 2024, ku ndoshta aty do i them “stop” edhe garës së pistës", tha ajo.

Aktualisht, Gega mban disa rekorde kombëtare dhe ballkanike.

"Për të gjithë distancat që quhen të mesme e deri te maratona, pra nga 800 m deri në 42 kilometra, i mbaj unë, që është  800metër, 1500 metër, 3000 metër, 5000 metër , 10,000 metër, 21 kilometër  dhe 42 kilometër", tha Gega

Nga fëmijëria, rrugëtimi në  sport, peripecitë dhe sfidat drejt rrugës për finaliste, Gega i tregon të gjitha në intervistën për Report Tv.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin