Finaliste në Lojrat Olimpike, Paris 2024, ky është synimi i atletes Shqiptare Luiza Gega. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Ermal Qori, sportistja tregon prapaskenat në fushat e garave ndërkombëtare. E renditur e 13-ta në Tokio, në garën e 3 mijë metrave me pengesa, Luiza rrëfeu detajet e që ia vështirësuan rezultatin maksimal.
"Gjithçka është ndryshe nga çfarë mund të shihni në kamera, kërkohet shumë punë, vullnet dhe përqendrim. Janë kushtet ato që na i vështirësojnë pak mundësinë e synimit aq lartë, ka shtete që investojnë pa fund në këtë fushë .Unë doja të isha në top 10-tshe, por pa u justifikuar kam patur edhe disa shqetësime me tendinën në këmbë, ajo pengesa e ujit është shumë e rrezikshme nëse ke një problem të tillë", tha Gega.
Eksperiencën në Tokio, Gega e përkufizon si të paharrueshme, ndërsa të jetë finaliste në lojërat e ardhshme Olimpike Paris 2024, është objektivi i madh.
"Nuk është se arrita rezultatin që unë doja 100 % dhe për këtë arsye une do e provoj edhe në Paris 2024, ku ndoshta aty do i them “stop” edhe garës së pistës", tha ajo.
Aktualisht, Gega mban disa rekorde kombëtare dhe ballkanike.
"Për të gjithë distancat që quhen të mesme e deri te maratona, pra nga 800 m deri në 42 kilometra, i mbaj unë, që është 800metër, 1500 metër, 3000 metër, 5000 metër , 10,000 metër, 21 kilometër dhe 42 kilometër", tha Gega
Nga fëmijëria, rrugëtimi në sport, peripecitë dhe sfidat drejt rrugës për finaliste, Gega i tregon të gjitha në intervistën për Report Tv.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet Anastas Janullatos/ Kadilli: T’i jepen meritat të paktën pas vdekjes, nuk lejoi përçarjen e Kishës! Të përulemi para veprës, shumica e mitropolitëve janë shqiptarë
25 Janar, 18:44
-
Spahiu vlerëson Janullatos: Erdhi si grek dhe iku si shqiptar! La amanet që të prehej në Shqipëri, vendi ynë i dha shumë, madje emrin shqiptar
25 Janar, 18:04
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Betimi i Trump në ‘5 Pyetjet’/ Çollaku: Test është Putini, dimër i ftohtë! Xhafaj: Plani i tij i frikshëm, BE të jetë në bllok! Mulaj: Presion ndaj Rusisë! Krisafi: Lufta e ardhshme, Arktiku
20 Janar, 22:04
-
Esencë-Report Tv/ Heronjtë e shqiptarëve, mitet, enigmat dhe simbolet!
19 Janar, 21:29