Intervista/Rrisqet e obezitetit dhe
këshillat si të dobësohesh

Intervista/Rrisqet e obezitetit dhe<br />këshillat si të dobësohesh
Këshilla nga dietologia, Anila Kalleshi për dobësimin e personave mbi peshë. Obeziteti është një problem mjekësor që po arrin në atë shkallë sa të quhet fenomen. Personat që janë mbipeshë ose obezë kanë më tepër mundësi që të kënë probleme me shëndetin se sa personat që kanë një peshë të shëndetshme.

Të marrësh kalori më tepër se sa kërkon trupi rezulton në shtim peshe. Për të matur mbipeshën përdoret një parameter që merr parasysh gjatësinë dhe peshën. Problemet që shkakton mbipesha janë të shumta. Në një intervistë, dietologia Anila Kalleshi, na tregon për shkaqet, rreziqet e shëndetit dhe disa  këshilla për parandalimin e obezitetit.
 
Cilat janë shkaqet apo faktorët që çojnë në obezitet?

Mbipesha është vërtet një fenomen që po pushon gjithë botën. Shifrat janë katastrofike. Në Amerikë, dihet që është vendi i mbipeshës dhe obezitetit ku po bëhet kërdia ndoshta, por, fatkeqësisht edhe në vendin tonë, një shifër e madhe, tashmë po ndihet. Janë një sërë faktorësh.

Shpesh herë mendohet se faktori gjenetik është faktori kryesor. Unë nuk do e përjashtoja si faktor por do thoja që luan një rol të rëndësishëm geni, por nuk është një faktor vendimtarë. Ndër faktorët do përmendja abuzimin me ushqimin, një stil jete sendentale, një mungesë e aktivitetit fizik.

Shkaqe të ndryshme mund të jenë dhe ato shëndetësore, ku mund të futen mungesa e jodit (gjëndrat teroide nuk funksionon në rregull) apo probleme të tjera shëndetësore si përdorja për një periudhë kohe të cakuar të kortizonit, të kontraceptivëve etj. Pra, janë një sërë faktorësh të cilat çojnë në shtimin në peshë te njerëzve.

Cilat janë rrisqet e obezitetit?

Rrisqet janë shumë të mëdha. Duke filluar nga problemet shëndetësore, nga diabeti i tipit të dytë, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, problemet e aparatit tretës, ku futet kapslliku, koliti apo probleme më të rënda siç janë kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i stomakut. Personat që janë obez kanë dhimbje koke, vuajnë nga apnia apo dremitja në momentin pasi kanë konsumuar ushqim.
 
Parametrat e trupit të një personi i cili konsiderohet mbipeshë?

Konfiçenti i masës trupore është një dallues i personave mbi peshë. Ky konfiçent konsiston në raportin e peshës me gjatësinë në katror. Matet gjatësia në katror duke e pjesëtuar me peshën që ka personi. Në qoftë se ky konfiçent del nga 18 deri në 25 ne kemi një person normalë.

Pra, pesha nuk konsiderohet një problem për këtë person. Në qoftë se ky konfiçent kalon nga 25 në 30 kemi një person mbi peshë. Kjjo do të thotë që ky person është mbi peshë. Konfiçenti 30-40 tregon që ky person është obez i gradës së parë. Konfiçenti mbi numrin 40 është obez i gradës së dytë dhe ky person duhet patjetër të bëj diçka për jetën e tij.
 
Moshat më të prekura nga obeziteti?

Sa vjen e më tepër rritet shifra e personave që konsiderohen mbi peshë. Të gjitha llojet e moshave mund të preken nga obeziteti. Por, unë dua t`i bëj një ndërgjegjësim të madh prindërve, të cilët duhet të jenë shumë të kujdeshëm me fëmijët e tyre në mënyrën se si ushqehen dhe sesi e rritin fëmijën e tyre.

Nga eksperienca juaj përqindja më e madhe e obezitetit është te femrat apo tek meshkujt?

Meshkujt që kalojnë moshën 40 ndoshta fillojnë të vënë peshë dhe përballen me obezitetin. Ndërsa tek femrat mund t`a shohim problemin e mbi peshës që në moshën e adoleshencës. Në qoftë se bëhet fjalë se kush është më i kujdesshëm për t`a evidentuar apo për t`u ndërgjegjësuar për problemin e mbi peshës, atëherë mund të themi që femrat kujtohen kur kanë një event dhe shqetësohen me veshjet që nuk i rrinë mirë.

Ndërsa meshkujt janë më fatlum se femrat pasi dhjami i tyre është më i lehtë për të rënë. Nuk është i stazhionuar dhe i tonifikuar siç është tek femrat pasi ndryshimet hormale tek femrat janë shumë më të mëdha se te meshkujt dhe këto shtime hormonale shoqërohen gjithmonë me peshën
 
Disa këshilla të fundit për personat mbipeshë?

Këshilla e parë që unë i jap personave mbi peshë është shmangia e ushqimit të dëmshëm. Ndër ushqimet e dëmshme unë do të cilësoja karbohidratet dhe yndyrnat. Më pas do t`i këshilloja të bënin pak aktivitet fizik. Ndoshta 30 minuta ecje në ajër të pastër do të ishte e shkëlqyer.

Gjithashtu, personat mbipeshë duhet të bëjnë dhe seanca dobësimi duke u ndjekur nga një dietolog. Ata duhet të bëjnë një analizë trupore nga dietologu, në mënyrë që të ndjekin një dietë të personalizuar.



(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset