Intervista/Vikena Kamenica:Carmen
personazh karakteri, simbol i lirisë

Intervista/Vikena Kamenica:Carmen<br />personazh karakteri, simbol i lirisë<br>
Opera “Carmen” do të jetë premiera e parë që çel sezonin në Teatrin e Operës dhe Baletit. Institucioni premton një premierë madhështore sot në Pallatin e Kongreseve.

Kjo vepër u është lënë në dorë yjeve të skenës shqiptare dhe asaj botërore.

Trupës së “Carmen”-it do t’i bashkohen edhe ftuarit specialë si balerinët e famshëm Anbeta Toromani dhe Alesandro Macario.

Ka ardhur posaçërisht në Tiranë edhe mjeshtri i baletit Gheorghe Iancu që e ka pasuruar premierën me vallëzime të bukura. Carmen” do të ngjitet në skenë me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero-s.

Pjesëmarrëse në këtë operë, me rolin e Nënës,  do të jetë edhe aktorja Tinka Kurti.

“Zemra” e premierës është vetë “Carmen”, Vikena Kamenica.

Mezzosoparanoja Kamenica është “një gur i çmuar” në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Nëse institucioni operës ndjen nevojën të ngjis një premirë madhore si “Carmen”, personazhi është gati.

Vikena, vjen një moment që zëri yt si mezzosoprano bëhet i rëndësishëm për një premierë kaq madhështore që vetë Teatri i Operës e ka quajtur “premiera e të mëdhenjve”. Si e ndjen veten në këtë rol?
-E lumtur, e kënaqur dhe krenare njëkohësisht. E kam thënë më saktë, dhe e them se Carmeni është një nga krenaritë dhe sfidat që mund të ketë gjatë karrierës një mezzosoprano. Është një rol i fortë, është shumëdimensional, që qëndron në të tërën me të njëjtin gëzim hare, liri. Është një nga veprat e forta, ku liria është ajo që ka kryefjalën.

Është një nga rolete që këndohet shumë, por edhe që ka edhe materiale muzikore të folklorit. A është kjo një sfidë për këngëtarët e muzikës klasike?
-Pa diskutim. Bizet e ka shkruar këtë vepër mbi reminishencat e muzikës spanjolle. E gjithë historia zhvillohet në Seville, në Spanjë.  Dhe normalisht reminishencat janë shumë të forta të karakterit spanjoll. Është i vështirë, mund të them për këngëtarin lirik, sepse hyn tek rolet e karakterit. Më tepër kërkon një karakter në të gjitha frazat e të kënduarit, përveç faktit të teknikës vokale, por karakteri, stili e bëjnë shumë më të veçantë dhe bën diferencën.

Por ajo që vjen ndryshe është mënyra e të menduarit tashmë të këtij personazhi, sepse vjen në radhë të parë me pjekurinë tënd si njeri, si femër, në këtë rast, dhe më pas me atë të thellimit të rolit, sepse kupton qenien tënde biologjike dhe atë të rolit dhe normalisht dhe pjesa e të shprehurit të ndjenjave e të emocioneve merr një kuptim tjetër. Njeriu ndryshon.

Por unë mund të them që kjo është një nga veprat që transmeton thjesht emocionin. Muzika është e vendosur aq bukur dhe e përshtatur aq bukur dhe e lidhur aq bukur me të gjithë dramën që publiku e percepton. Gëzim Myshketa e ka ruajtur lirshmërinë e personazhit që të vijë i plotë përmes emocionit me pasionant. 


Si mund ta përshkruani marrëdhënien tuaj si këngëtarë së bashku me Gëzim Myshketën, duke e nisur edhe nga marrëdhëniet e hershme në skenën e TKOB?
-Normalisht jemi koleg. Kemi ndarë skenën e parë me Carmen-in. Të jemi të sinqertë se debutimi i parë që pata me Carmen ka qenë me Gëzim Myshketës që ishte si Escamillo. Dhe normalisht duke qenë kolegë, të dy këngëtarë, edhe komunikimi është më komod sepse kuptohemi shumë mirë.  Siç dihet ai debuton rolin e tij në këtë shfaqje, dhe pa diskutim bashkëpunimi vjen më i fortë dhe më emocionues.

Vikena, duke mbërritur sot në këtë pikë tek Carmen, si i kujton fillimet e tua, retrospektivën e karrierës tënde dhe cilat janë disa nga momentet kulmore të karrierës suaj?
-Përgjatë dhjetë viteve të fundit, koha kur startova me rolet e  para, sepse në TKOB bëj tashmë 16 vjet, kur debutova me rolet e personazheve kryesorë, që repertori i mezzosopranos ka, nuk ka qenë e  qenë e lehtë. Unë këtu do të kujtojë rivalen e fortë të Anna Bolena-s së Donizzetti-t që është James Seymour .

Është një nga personazhet që më ka mësuar një konceptim tjetër të filozofisë së rolit. Me autorët francezë unë kam një lidhje të veçantë. Por mund të kujtoj dy personazhet më të forta të ndjera, siç është Verteri që unë kam debutuar me Saimir Pirgun. Ka qenë një nga rolet më të forta që kam realizuar, ose roli i kontit rus Orlovski. Janë dhe musical-et e realizuar më pas. Shumë vepra të tjera që në këtë moment nuk mund t’i përmbledh dot në gjithë CV-në time. Por Giovanna, Rosina e Verter, Charlotte, janë tre pika kulmore të filozofisë së personazheve të roleve, dhe të elementëve teknike që ato kanë.

Stili rosinian, apo Donizzeti belkantist, si dhe Charlotte e repertorit francez janë të detajuar aq bukur, siç është Donizzeti belkantist kur ka një peshë të madhe vokale teknike shumë të thellë, si dhe Charlotte që vetë dora e kompozitorëve francezë arrin të detajojë aq bukur.

Si e konsideron veten në mjedisin e TKOB, me zërin tënd të veçantë si MEzzosprano, sepse jo gjithmonë ka rolet e para janë për zërin tuaj, dhe ti sërish arrin të shfaqesh e para me interpretimin e roleve. Si e sfidon këtë realitet të mungesës së këtyre zërave?
-E para mund të them se role të vegjël nuk ka.  Unë deri më sot kam qenë mezzosopranoja e vetme e gjithë sektorit të solistëve. Zërat e plotë të burrave dhe femrave normalisht janë me pakicë në TKOB, por edhe rolet edhe repertori bëhen në kuadër të kushteve që teatri ka.

Duke pasur më shumë  soprano, edhe rolet e para i kanë ato, por unë nuk jam ndjerë keq, sepse edhe tek rolet e fundit të Rigolettos së Verdit, Madalena hyn tek personazhet shumë pikantë.  Janë shumë e shumë personazhe të tjerë që i kam për zemër, siç mund të jetë Kerubini, djaloshi që mua më saktë më ka rritur në skenë, sepse është një nga veprat që e  kam luajtur shumë në fillimet e mia. 

S’mund të lë pa përmendur Dona Bella-n, vajzën çapkëne. Por që të them të drejtën ishte ajo që e kulmoi dhe më solli akoma dhe më tepër afër belkantos ishte Romeo i Capuleti Montecchi, roli kryesor i gjithë veprës, dhe drama më e fortë që Belini ka vendosur.

Duke të uruar sukses në këtë premierë, jemi kurioz të dimë se në cilën opera të madhe botërore do të ëndërroje të kishe një rol të parë si mezzosoprano?
-Është një ëndërr që po më bëhet realitet, më saktë, sepse unë në maj filloj provat me një produksion në Francë në Mezzo të Francës, siç është “Samson et Dalila dhe jam në rolin e Dalilës më Mezzo të Francës jam në rolin e Dalilës, është një personazh shumë i bukur, është një  vepër e fortë, nga ana vokale ka një ngarkesë shumë të madhe dhe nga ana teknike kërkon një pasion jo të pakët dhe kjo është një nga veprat që unë e kam ëndërruar dhe ta bëj realitet. Fati e deshi që unë ta bëjë në fillim të qershorit dhe unë kur kam kërkuar leje nga institucioni për ta realizuar këtë vepër në Francë, e kam shprehur se dëshiroj që institucioni ta realizojë edhe në Tiranë.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan