INTERVISTA/ Xhevahir Zeneli
në rolin e Hajdutit-pijanec

INTERVISTA/ Xhevahir Zeneli<br />në rolin e Hajdutit-pijanec
TIRANE - E gjejmë aktorin Xhevahir Zeneli në orën 5.30 pasdite të Teatrin Kombëtar të Komedisë duke bërë prova. Në krah të Teatrit të Komedisë qëndron i shurdhët, pa këmbë artisti, binjaku tjetër i tij, Teatri Kombëtar. Asgjë nuk pipëtin në oborrin dhe zyrat e tij gjatë gjithë ditës. Kolegët e atij teatri kanë kohë që kanë nisur pushimet, ndërsa Xhevahir Zeneli që punon në TKK, ka bërë vetëm dhjetë minuta pushim, sa për intervistën që i mori “Shqiptarja.com”.

Ndërsa heq lodhjen duke ndezur një cigare “Malboro”, Xhevua (siç e thërrasin të gjithë) më tregon se do të futet sërish në prova për të vazhduar me përgatitjen e premierës së re deri në orën e vona të natës. “Po pushimet?”-e pyes. “Do të marrim vetëm dy javë leje në gusht, dhe pastaj do të kthehemi, sepse synojmë që ta kemi ne të parët premierën e sezonit, në fillim të shtatorit”, -thotë. Normale dy javë leje marrim të gjithë gjatë verës, por vallë pse kolegët e tjerë të Teatrit Kombëtar dhe pak më tutje artistët e Teatrit Kombëtar të Operës i kanë filluar pushimet që më 1 korrik e presin të kthehen vetëm në shtator...?!
 
Zoti Xhevahir, ju po punoni në një kohë kur kolegët e teatrove të tjera po pushojnë. Me rrogë shteti paguheni ju, me rroga marrin ata. Pse ju të teatrit të komedisë nuk pushoni gjatë muajve të verës?
-Ne duam që shtatorin ta nisim me premierë dhe jo thjesht me ardhjen formale në punë. Të ngjitësh një premierë në ditët e para të shtatorit kërkon një sakrificë disamujore. Ka shumë punë me shfaqjen dhe ne meqë paraditja është vapë dhe nuk kemi kondicionim në Teatrin e Komedisë e nisim punën me provat në skenë pasdite dhe vazhdojmë të punojmë deri në orët e vona të natës.
 
Po pushimet, kur do t’i bëni?
-Ne do të vazhdojmë deri në 15 gusht me prova. Do t’i ndërpresim ato vetëm dy javë ku do ta marrim lejen e pushimeve, dhe në 15 gusht do të kthehemi sërish të punojmë me provat, që në shtator të kemi gati premierën.
 
Regjisori Çipi thotë se ju do të luani rolin e Hajdutit. Na trego se çfarë përfaqëson roli juaj?
-Roli im është bazuar në konceptin e premierës, ku luhet një komedi brenda komedisë. Pra në një farë mënyre do të luhet vetvetja. Pra, Xhevua është aktor dhe do të marrë një rol për një skenar të caktuar në rolin e një Hajduti-pijanec. Mirëpo ky Xhevua ngatërron gjithçka në skenë dhe nis kështu të luhet një komedi tjetër dhe skenari përmbyset. Gjatë punës sime “për të luajtur rolin”, unë ngatërroj gjithë punët dhe nisin keqkuptimet mes aktorëve. Kjo është komedia që merr jetë mbrapa skenës. Pra, ajo që do të transmetohet për publikun është çfarë ndodh me aktorët në përpjekje për të ngjitur në skenë një komedi.
 
Duket si një komedi ku priten edhe improvizime? Jam kurioze të di, si do të bëhet dekori kur komedia kërkon të vërë në dukje se çfarë ndodh pas skenës?
-Dekori ka vërtetë vështirësi dhe për atë po diskutohet shumë. Por këtë e ka marrë në dorë Genc Shkodrani, një skenograf që i ka dhënë një zgjidhje kryevepër. Ai do të organizojë dekorin që të jepen dy fytyra të skenës, përfshi edhe atë që ndodh pas skene.
 
Ç’batutë të bukur ose mbresë të veçantë keni pasur me këtë rol?
-Mbresa më e veçantë e rolit tim është se natyra e hajdutit është qejfli pijesh, që të shtyn të provosh ndonjë gotë i fshehur në sallë, ose mbrapa skenës. Duke qenë edhe unë pak qejfli pijesh, kjo është shumë mbresëlënëse (qesh).

Do të pish vërtetë në skenë?!
-Ti e di për aktorin ka rëndësi të duket si i pirë. Jo, jo, nuk do të pi(por kjo s’do të thotë që nuk ka ndodhur ndonjëherë që aktorët kanë pasur nevojë të dalin në skenë edhe të pirë...).
 
Po mirë që pijes ia ke “marrë dorën”, por rolin e Hajdutit si do ta studiosh, se unë di që ti nuk ke vjedhur kurrë?
-As rolin e Hajdutit s’e kam problem për ta luajtur, se i kemi njohur shumë mirë hajdutët e vërtetë, sepse i kemi në gjirin tonë...

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë