Intervistë e pazakontë nën masën ‘arrest shtëpie’, Cleviol Ahmetaj zbulon si filloi konflikti i tij me Noizyn

Intervistë e pazakontë nën masën ‘arrest shtëpie’, Cleviol Ahmetaj zbulon si filloi konflikti i tij me Noizyn

Reperat Noizy dhe Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio

Armiqësia e reperit Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio dhe Noizyt prej kohësh është në qendër të vëmendjes,  e sidomos pas konfliktit të fundit që përfundoi në polici.

‘Lufta’ mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt ka nisur fillimisht si rivalitet mes këngëtarësh të muzikës rrep dhe prej kohësh ata kanë vijuar konfliktet në rrjetet sociale, ku secili prej tyre ka treguar forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin.

Vetëm pak kohë më parë këngëtari Noizy ka bërë një kallëzim në polici kundrejt Ahmetajt,  ku sipas denoncimit, ai e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

I gjendur në masën “arrest shtëpie” Clevio ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar dhe arsyet e zanafillës së këtij konflikti dhe arsyen e rinisjes së debatit pas premtimit që kishin bërë për ta mbyllur konfliktin pa ofendime veçanërisht në rrjetin social Tik Tok!

 Noizy me babain e tij kishin bërë një denoncim ndaj Cllevios, ku e akuzonin këtë të fundit se i bezdiste dhe i përndiqte.Ai tha se me të vërtetë është shfaqur ndonjëherë në vende ku ata kanë qenë prezent por kjo ka qenë vetëm rastësi.

Më tej reperi Kleviol Ahmetaj tha se pasi ata e kishin mbyllur njëherë konfliktin e tyre, me premtimin që nuk do ofendoheshit më, premtim nuk u mbajt pasi sipas tij Noizy ka përdorur një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, pasi në sherrin e fundit ai ishte i veshur me shapka.Cllevio tha se këtë fjali e mori personale dhe sulm nga ana e tij.

“Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor “përndjekje”. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është.

Unë piva kafe me babain e Noizyt dhe më pas me Noizyn, më priti shumë mirë dhe ika me premtimin që nuk do shahemi më, e mbyllëm dhe pse për mua ishte e vështirë pasi ai më ka prekur fizikisht, dhe kur më ka prekur fizikisht ka qenë veshur me shapka.Dy ditë më vonë pasi pimë kafe ai nxori një bashkëpunim me dy shokët e vet që më kanë sharë më parë, njëri nga shokët ka qenë edhe prezent edhe në sherr”, u shpreh Ahmetaj.

Noizy në këtë bashkëpunim thotë një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, kjo fjalë më ngacmoi mua dhe e ktheu situatën nga fillimi. A ka një moral shoqëria, pse duhet të më ngacmosh më te ajo pjesë. Kjo më ka mërzit shumë, se pas kafes që pimë nxori këngë dhe thotë “të rraha me shapka”. Nuk jam unë ai që kam prerë besën“, tha Ahmetaj.

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës