Ekskluzive/ Xhemaili: Po t'i shënoja Serbisë, s'do bëja 'shqiponjën', por 'L'-në e djalit tim

Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka rrëfyer ekskluzivisht për Report TV, të gjitha presionet më të cilat janë përballuar përpara ndeshjes me Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit. Helvetët fituan atë ndeshje me shifrat 2:1 dhe golat u shënuan nga shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. 

I ndodhur në Tiranë, Xhemaili ndan me Report Tv emocionet e Botërorit dhe polemikat që shoqëruan ndeshjen kundër Serbisë. Ai flet edhe për simbolin e 'shqiponjës' që bënë Xhaka dhe Shaqiri pas dy golave të shënuar në portën serbe. Xhemaili thotë se po të shënonte vetë, nuk do bënte simbolin e shqiponjës, por do festonte me shkronjën 'L', gërmën e parë të emrit të djalit të tij, Luan, nga lidhja me modelen Erjona Sulejmani.  

Edhe pse ndaj Serbisë nuk arriti të shënonte, duke rezultuar i pafat në dy momente të mira përpara portës, Xhemaili ia arriti qëllimit në ndeshjen kundër Kosta Rikës...dhe festoi duke bërë gërmën "L".


(Xhemaili duke festuar me 'L'-në golin kundër Kosta Rikës)

Mendoj se ajo ka qenë spontante dhe jo e paramenduar. Unë e festoj golin çdo herë me 'L'-në e djalit tim. Po të kisha shënuar kundër Serbisë, do kisha festuar me 'L'-në e djalit tim. Djali im ka më shumë rëndësi për mua se gjërat politike.   

Blerim Xhemaili, futbollisti shqiptar i kombëtares së Zvicrës

Intervista e plotë e Xhemailit për Report Tv:

Blerim, keni përmbyllur kampionatin e dytë botëror, përsëri me një gol, si ndiheni tashmë?
Mirë. Mendoj se kemi luajtur një botëror shumë të mirë për Zvicrën. Jemi të kënaqur. Tentuam dhe donim të kalonim kundër Suedisë, por ky është futbolli. Jemi të kënaqur edhe kështu, me kaq sa arritëm. 

I keni bërë krenar të gjithë shqiptarët. Çfarë mesazhi ju jepni atyre që iu kanë përkrahur?
Ndeshja kundër Serbisë ka qenë speciale për ne. Kemi qenë katër shqiptarë që luanim për Zvicrën. Kemi hyrë në fushë me idenë që të fitonim ndeshjen dhe jo me frymë politike. Para lojës ka pasur plot provokime prej serbëve, por i harruam ato. Kishim në kokat tona vetëm ndeshjen, donim ta fitonim atë ndeshje. Ka qenë me shumë rëndësi ta fitonim dhe e fituam. Sigurisht i kemi bërë krenar shqiptarët për golat e shënuar, por e rëndësishme është të fitonim. 

Graniti dhe Xherdani festuan me shqiponjë golat. Po të kishit shënuar edhe ju, do e bënit simbolin e Shqiponjës? 
Mendoj se ajo ka qenë spontante dhe jo e paramenduar. Unë e festoj golin çdo herë me 'L'-në e djalit tim. Po të kisha shënuar kundër Serbisë, do kisha festuar me 'L'-në e djalit tim. Djali im ka më shumë rëndësi për mua se gjërat politike.   


(Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka duke festuar golat kundër Serbisë me simbolin e 'shqiponjës')

Keni ndjerë afrimitet nga ana Zvicrës?
Gjithmonë federata ka qenë pas nesh, edhe për lojtarët që janë me rrënjë shqiptare. Para ndeshjes kemi folur bashkë dhe e dinim që do kishim provokime. Ka qenë një gjë shumë e mirë sepse Zvicra i ka pranuar krejt shqiptarët. Ne jemi krenar që mund t'i japim Zvicrës diçka, sepse Zvicra ka dhënë gjithçka për ne. 

Për ju ky është Botërori i fundit?
Mendoj se, 32 vjet i kam bërë tashmë. Pas 4 vitesh i bie 36 vjeç. 

Karrierën do ta vazhdoni në Itali?
Po, sigurisht do vijoj të luaj në kampionatin italian. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 09/07/2018 23:58

    RESPEKTE pêr tê katër Shqiptarët që luajnë me Zvicrën . Më mirë të jesh pa GRUA sesa të kesh për GRUA atë Erjona Sulejmanin që Zhvishet Lakuriq , më keq sesa ÇUPAT e Fredi PithRobit!!? Mirë ÇUPAT e Fredit se Familje e SHTHURUR janê dhe ashtu janê ritur , me MAMA PU.ANË dhe BABA KUR.Ë dhe LLAFAZAN që meret me FILOZOFLLIQE dhe bën DEMAGOGUN , si PLEHRË ORDINERE që është !!!! Fredi GOJAÇI ! Fredi HUNDÊDËRRI ! Fredi BATAKÇIU ! Fredi SHURRAQI ! Fredi GUNGAÇI ! Fredi LAPANJOZI ! Fredi LAPURAKU ! Fredi LAMASHI ! Fredi MALUKATI ! Fredi MIU i HALESË ! Fredi ZOGU i PUSETËS ! Fredi URITHI që Fle nën Tokë !!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 09/07/2018 22:49

    Po ky esht nje cop injoranti qe e la dhe gruaja kte zgjebsin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve