Intesa Sanpaolo Bank Albania
interesa 7% për depozitat në lek

Intesa Sanpaolo Bank Albania<br />interesa 7% për depozitat në lek
TIRANE- Nëse jetoni jashtë vendit apo në Shqipëri dhe dëshironi të depozitoni paratë tuaja në lek e të merrni një normë interesi të lartë prej 7 përqind këtë mund t’ua mundësojë “Intesa Sanpaolo Bank Albania”.
 
Në këtë periudhe verore, banka prestigjoze ka hedhur në treg posaçërisht për klientët depozitën me afat “Mundem Benefit”, e për këtë drejtori i divizionit Retail, zoti Alberto Prestopino, na shpjegon në një intervistë për “A1 Report” përfitimet që sjell ky produkt ri i bankës “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, e cila operon edhe në vendin tonë.

“Intesa Sanpaolo ka krijuar këtë produkt që është një depozitë trevjeçare sepse e kemi vënë re se preferenca e klientëve është mbajtja e kursimeve të tyre aftamesme e afatgjata në depozita me afat. Kjo ndodh përgjithësisht me ardhjen e tyre në Shqipëri gjatë pushimeve të verës ose festave të fundvitit dhe në përgjithësi klientët që gjatë kësaj periudhe investojnë në depozita me afat e mbajnë depozitën për një periudhë 12-mujore me tendencën për ta rinovuar atë. Dhe kjo sjell si pasojë nevojën që norma e interesit ndaj klientit të jetë shumë më e mirë, dhe meqënëse një normë e mirë interesi mund të jepet vetëm për një afat më të gjatë depozite ne përshtatëm këtë zgjidhje që përmbush nevojat e klientit. Ne e dime mirë që klientët mund të kenë nevojë t’i tërheqin këto kursime në prani të situatave të krizës, dhe ne menduam t’ua mundësojmë klientëve tanë këtë nëpërmjet tërheqjes së kursimeve në rast nevoje”, tha Alberto Prestopino.

Duke ju referuar situatës ekonomike të vendit, Prestopino ka theksuar se “Intesa Sanpaolo Bank Albania” po sjell në Shpipëri praktikat më të mira që grupi ka zhvilluar në tregjet ku është prezent.

“Sigurisht që momenti është kompleks. Prandaj ne na duhet të bëjmë përpjekje të mëdha në mënyrë që të përmbushim nevojat parësore të klientelës sonë. Normalisht që mbështetemi dhe tek eksperienca e grupit Intesa Sanpaolo. Roli ynë është që të mbështesim rritjen ekonomike të vendeve ku ne operojmë. Po shkojmë në drejtim të inovacionit, duke importuar këtu në Shqipëri një seri mjetesh, produktesh, procesesh në shërbim të mbështetjen së nevojave të klientelës sonë dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, vijoi Prestopino.
 
Me anë të këtij produkti Depozitë me Afat “Mundem Benefit”, që ka hedhur tashmë në treg “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, ka si qëllim që të përmbushë pritshmëritë e klientëve. Sipas drejtorit të divizionit Retail, deri më tani ky produkt është pëlqyer nga klientela.

“Pas hedhjes në treg të produktit jemi mëse të kënaqur. Kemi një “feed back” pozitiv. Ky produkt, klienteles i ka pëlqyer, dhe kemi goditur në shenjë karakteristikat që klientët tanë parapëlqejnë dhe vlerësojnë. Ky është prioriteti ynë përtej atyre që mund të jenë pritshmëritë në terma sasiore në krahasim me volumet e kursimeve që vijnë në Shqipëri përgjatë verës. Ky është një fakt normal dhe ne presim të jemi të suksesshëm me këtë produkt, por suksesi ynë parësor të cilin e kemi me përzemër është ai i përmbushjes së kërkesave të klientelës sonë, ky është absolutisht prioriteti ynë”, u shpreh Alberto Prestopino.
 
Për të gjitha risitë që deri tani kjo bankë ka sjellë në Shqipëri ka pasur në qendër të saj thjeshtësinë, sigurinë, integritetin, transparencën dhe vlerat e etikës.
 
Produkti i ri që “Intesa Sanpalo Bank Albania” ka nxjerrë, i jep mundësi klientit të tërheqë shumën në çdo moment duke ruajtur interesat e përfituara. Interesat kreditohen në llogari në fund të çdo viti. Kushdo që aplikon për depozitën “Mundem Benefit” regjistrohet automatikisht për shërbimin e njoftimit me mesazh telefonik.
 
Gjithashtu nuk mbahen komisione në mbërritje për transferimin e parave nga banka të tjera. Pra, mos harroni depozitoni paratë tuaja në “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe merrni përfitme të larta nëpërmjet depozitës me afat “Mundem Benefit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit