Intesa SanPaolo edhe në
Berat: Ja shërbimet tona
Nga data 1 Mars, 2013 Banka Intesa Sanpaolo do të ofrojë shërbimet e saj për klientët individë e korporata në qytetin e Beratit. Dega ndodhet në zonën e këmbësorëve në Bulevardin “Republika”, Lagjja “22 Tetori”.
BERAT - Nga data 1 Mars, 2013 Banka Intesa Sanpaolo do të ofrojë shërbimet e saj për klientët individë e korporata në qytetin e Beratit. Dega ndodhet në zonën e këmbësorëve në Bulevardin “Republika”, Lagjja “22 Tetori” dhe do të jetë në shërbim të individëve, biznesit të vogël, të mesëm dhe korporatave. Qyteti i Beratit me një popullsi mbi 70.000 banorë u përzgjodh për zgjerimin e rrjetit të Bankës Intesa Sanpaolo e cila gëzon një prezencë të fortë në pjesën më të madhe të zonave më të rëndësishme urbane, në Shqipërinë qendrore, jugore dhe veri-perëndimore.
Në përshëndetjen e tij gjatë ceremonisë së hapjes, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, zoti Alexander Resch, theksoi vlerat historike dhe traditën ekonomike të këtij qyteti, që i ofron mundësinë Bankës për të forcuar prezencën e saj në Shqipëri. Banka Intesa Sanpaolo përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme italiane në vend. Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, mori pjesë në këtë event.
Intesa Sanpaolo Bank Albania ushtron aktivitetin e saj në vend që nga viti 2008, pas blerjes së dy prej bankave më kryesore në vend . Banka është një nga bankat kryesore në Shqipëri për sa i përket nivelit të depozitave dhe kreditimit. Banka ofron shërbimet e saj mbi 143.000 klientëve nëpërmjet një rrjeti prej 32 degë. Banka i përket Grupit Intesa Sanpaolo, i cili është ndër grupet kryesore bankare në eurozonë dhe synon të bëhet baza e krahasimit për krijimin e vlerës në sistemin bankar Europian. Ai kryeson në Itali në të gjitha fushat e biznesit (shërbime dhe produkte bankare për individët, korporatat, menaxhimin e pasurive dhe pronës). Grupi ofron shërbimet e tij për 10.8 milion klientë përmes një rrjeti me afërsisht 5,500 degë në Itali. Intesa Sanpaolo ka një prezencë të përzgjedhur në Europën Qendrore Lindore dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me mbi 1,500 degë dhe 8.3 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar për individët dhe kompanitë në 12 vende.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37