TIRANE- Zhvillimi i tregut të energjisë së rinovueshme ka qenë në thelb të një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Korporatës Financiare Ndërkombëtare IFC dhe bankës Intesa Sanpaolo në Shqipëri.
Marrëveshja synon zhvillimin e tregut të energjisë së rinovueshme nëpërmjet kreditimit, e gjithashtu duke rritur investimet në këtë sektor.
Përfaqësuesi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare, Jasper Kjaer, e cilësoi mjaft të rëndësishme marrëveshjen, duke treguar se si aksesi në energji ndihmon në rritjen ekonomike të një vendi.
Ndërsa zyrtari i lartë ekzekutiv i Intesa Sanpaolo në Shqipëri, Aleksandër Resch, theksoi rëndësinë e hidrocentraleve, si një sektor për sigurimin e energjisë në Shqipëri.
Korporata Financiare Ndërkombëtare, nëpërmjet programit këshillimor të burimeve të rinovueshme në Ballkan, synon të nxisë zhvillimin e tregut të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, duke synuar përpirësimin e legjislacionit, por edhe duke këshilluar bankat vendase për të rritur huadhënien për projekte të tilla.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com