TIRANE- Specialistë të ushtrisë dhe inspektorët e INUK kanë 5 ditë afat për hapjen e 1500 vrimave në kollonat e betonit në kompleksin “Jon”. Puna e tyre ka filluar në mesditën e djeshme, ku forcat e repartit ushtarak të xhenjos, kanë hapur frimat e para në kollona. Sipas specialistëve të INUK, në këtë rast pritet të përdoret një sasi prej 450 kg tritol C4, pasi dhe objekti është shumë më i madh në krahasim me dy objektet e para që janë rrëzuar në këtë formë. Për të parë më nga afër situatën e punimeve në objekt, mbrëmjen e djeshme është paraqitur në kompleksin “Jon” ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Ky i fundit ka inspektuar për disa minuta punimet i shoqëruar dhe nga kreu i INUK Zyhdi Dajti, që drejton operacionin për hapjen e frimave në kollonat e betonit dhe më pas mbushjes së tyre me tritol.Pallati 8 katësh tashmë është rrethuar me shirit nga policia dhe nuk lejohet lëvizja.

Deri në 28 dhjetor
Data 28 dhjetor është vendosur nga ana e Këshillit të Minsitrave, si koha përfundimtare që mund të dorëzohen dokumentat nga ana e banorëve dhe pronarëve të kompkelsit “Jon”. Nëse dokumentacioni i rregullt nuk është dorëzuar mbrenda kësaj date, atëherë çdo veprim tjetër do të ishte i paligjshshëm dhe se nuk do të merrej në konsideratë. Tashmë rreth 11 banorë të pallatit janë në një proces gjyqësor me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të cilët kundërshtuan bllokimin e kompleksit “Jon”, veprim ky që u morr një muaj më parë. Ndërkohë që pritet që në ditët në vijim banorët të kundërshtojnë vendimin e qeverisë në gjykatë, pasi siç dhe bëhet e ditur ata nuk janë dakort që prona e tyre të prishet dhe të shpronësohen me çmimin që u është vendosur nga qeveria. Megjithatë pritet që në ditët në vijim, rreth këtij rasti të ketë zhvillime të tjera.

Pallati me shkelje
Objekti është ndërtuar duke shkelur çdo rregull dhe ligj urbanistike, pasi pjesa më e madhe e tij ka hyrë në shtratin e detit. Të gjitha këto veprime të kundraligjshme janë kryer nën hundën e inspektorëve të INUK Vlorë dhe në sy të zyrtarëve të Bashkisë së Vlorës, të cilët megjithëse kanë parë ndërtimin e pallatit brenda në det, nuk kanë ndërhyrë për ndalimin e punimeve. Kompleksi “Jon”, është në pronësi të shtetasit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i Lulzim Bashës.

Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)