TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot rreth orës 12:00 aksionin për lirimin e hapësirave publkie nga ndërtimet e plaigjshme në krahun e majtë të rrugës së Elbasanit, përkatësisht mbi fakultetin e Ekonomikut.
Ky aksion i INUK vjen në kuadër të zbatimit të projektit të zgjerimit të rrugës së Elbasanit, ku vetëm sot u prishën 3 objekte ndërsa për realizimin e këtij projekti do të prishen edhe rreth 10 objekte të tjera. Sipas INUK të gjitha veprimet u kryen konform ligjit dhe në mirëkuptim të plotë me pronarët, të cilët kishin liruar objektet për të mundësuar prishjen e ndërtimeve të jashtëligjshme.
Aksioni i INUK vjen pas nismave të marra në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Ditën e djeshme në Kavajë një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike nisi ku u identifikuan 20 objekte pa leje për t’u prishur.

(Në foto: Pamje nga aksioni i sotëm i INUK në rrugën e Elbasanit)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO