POGRADEC - Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në liqenin e Pogradecit ka vijuar edhe ditën e sotme me prishjen e objekteve pa leje përgjatë vijës liqenore.
Gjatë aksionit të sotëm, INUK ka nisur punën për shembjen e një objekti 3-katësh, por që është kundërshtuar nga ana e pronarit të tij. Pronari si dhe avokati i tij shprehur se objekti është me leje dhe se nuk e kuptojnë arsyen e shembjes së tij nga ana e INUK.
Nga ana e tij INUK ka reaguar lidhur me këtë pretendim të pronarit të objektit 3 katësh, duke theksuar se objekti në fjalë është në kundërshtim me ligjin.
Përmes një komunikate për shtyp, INUK nënvizon se asnjë institucion nuk mund të miratojë leje ndërtimi në breg të liqenit. Sipas INUK janë marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, kundër ndërtuesve të objekteve pa leje.
“Objekti në Pogradec është ndërtuar në kundërshtim me parashikimet ligjore në fuqi. Asnjë institucion nuk mund të miratojë leje ndërtimi, apo të hipotekojë objekte në breg të liqenit, në siperfaqe shtetërore të patjetërsueshme, sipas ligjeve në fuqi. INUK ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjore kundër ndërtuesit dhe të gjithë subjekteve të përfshira në procedurën e kundraligjshme të ndërtimit.” thekson INUK në komunikatën për shtyp
Megjithatë deri më tani nuk janë shënuar konflikte mes pronarit dhe inspektorëve të INUK, ndërsa aksioni pritet të vijojë përgjatë gjithë ditës.
Rama: Legalizuan lokale me korrupsion e jo shtëpitë e familjeve të varfra
Aksioni i INUK është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në rrjetet sociale, ka shkruar, referuar qeverisë së mëparshme, se legalizuan lokale me korrupsion aty ku ligji e ndalon, ndërsa shton se qindra e mijëra shtëpi familjesh të varfra u lanë pa legalizuar.
“Lane pa legalizuar qindramijera shtepi familjesh te varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon!” shkruan Rama
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lane pa legalizuar qindramijera shtepi familjesh te varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon! pic.twitter.com/BMjJ6ejcA8
— Edi Rama (@ediramaal) September 20, 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)