TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur një objekt prej 2000 m2 në zonën e njohur si Uzina Dinamo, teksa janë evitentuar një sërë përplasjes mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit me tregtarët e pakicës, të cilët shprehen se nuk janë lajmëruar për prishjen e objektit ku ata punojnë dhe se janë detyruar me forcë nga policia për tu larguar.
Nisja e aksionit sinjalizon dhe fillimin e mbylljes së plotë të uzinës Dinamo, teksa tregtarët e shumicës janë larguar tashmë prej kohësh në një vendqëndrim tjetër. Disa nga tregtarët kanë vijuar punën e tyre përbri rrugës së unazës, teksa Policia Bashkia ka ndërhyrë për të lëvizur këta të fundit, madje edhe duke patur konflikte fizike me kundërshtuesit.

(Në foto: Aksioni i INUK te Uzina Dinamo)
Foto të tjera
Aksioni policor ka nisur që në orët e natës së ditës së djeshme, teksa policia ka bllokuar hyrje daljet në uzinën dinamo dhe ka shoqëruar jashtë godinës tregtarët e pakicës në uzinë. Ditën e sotme tregtarët janë mbledhur përballë shiritave të policisë për të protestuar vendimin, shumë nga ata shprehen për A1 Report se nuk janë lajmëruar nga Policia Bashkiake dhe as nga ajo e rendit.
INUK bën me dije se aksioni i prishjes së objekteve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa tregtarët shprehen se policia nuk i ka lënë të lëvizin as mallin e tyre, pjesë
të të cilave kanë mbetur në treg. INUK shprehet se tregtarët janë lajmëruar prej muajsh, teksa tregtarët dhe pronarët deklarojnë se objekti prishur nga ata ishte në proces
legalizimi që nga viti 2006
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Nisja e aksionit sinjalizon dhe fillimin e mbylljes së plotë të uzinës Dinamo, teksa tregtarët e shumicës janë larguar tashmë prej kohësh në një vendqëndrim tjetër. Disa nga tregtarët kanë vijuar punën e tyre përbri rrugës së unazës, teksa Policia Bashkia ka ndërhyrë për të lëvizur këta të fundit, madje edhe duke patur konflikte fizike me kundërshtuesit.

(Në foto: Aksioni i INUK te Uzina Dinamo)
Foto të tjeraAksioni policor ka nisur që në orët e natës së ditës së djeshme, teksa policia ka bllokuar hyrje daljet në uzinën dinamo dhe ka shoqëruar jashtë godinës tregtarët e pakicës në uzinë. Ditën e sotme tregtarët janë mbledhur përballë shiritave të policisë për të protestuar vendimin, shumë nga ata shprehen për A1 Report se nuk janë lajmëruar nga Policia Bashkiake dhe as nga ajo e rendit.