TIRANE, 12 Dhjetor/ATSH/- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar njoftoi të premten se do te nisë fazën e dytë të shembjes së objekteve pa leje në Pogradec.
"Me datë 16 dhjetor do të nisë shembja e objekteve pa leje brenda në qytetin e Pogradecit dhe përgjatë liqenit", njoftoi INUK.
Sipas nje deklarate për shtyp, qytetarët e njoftuar për prishjen e ndërtimeve pa leje duhet të marrin masat. "Pastrim i plotë brenda qytetit dhe rikthim në normalitet i bregut të liqerit", premton INUK./a.gjonaj//a.ke/