TIRANË - INUK ka rifilluar aksionin për prishjen e ndërtimeve në zonën e Selitës të cilat përfshihen në projektin e ndërtimit të Unazës së re të Tiranës.
Aksioni nisi paraditen e së premtes, ku u prishën 12 objekte, ndërsa pritet që për realizimin e këtij projekti do të prishen në disa faza rreth 300 objekte të shpronësuara apo edhe ndërtime pa leje.
Sipas kreut të INUK Zyhdi Dajti deri në fund të muajit gusht do të prishen të gjitha objektet e parashikuara. Pavarësisht aksioneve të INUK punimet e Unazës së Re nuk janë nderprerë, por kanë vazhduar gradualisht.
Ndërtimi i Unazës së re në Tiranë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor, i cili do të lehtësojë jo vetëm trafikun, por do të lidh më shumë kryeqytetin me qytetin e Elbasanit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com