TIRANË, 19 Gusht/ATSH/.- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) po vijon prishjen e të gjitha objekteve që pengojnë ndërtimin e një rruge të re dytësore, që nis nga shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja, përgjatë aksit të rrugës së Elbasanit.
Kryeinspektori Zyhdi Dajti tha për gazetarët se INUK po vijon aksionin për prishjen e të gjitha objekteve që pengojnë ndërtimin e kësaj rruge. "Sot po prishim një objekt pa leje me sipërfaqe 300 metra katrorë. Iu bëj thirrje banorëve se do të prishen objektet pa leje dhe me leje për ndërtimin e kësaj rruge.
Ndërkohë, ndërtimet me leje që do të prishen do të shpronësohen", sqaroi kryeinspektori.
Sipas tij, janë rreth 20 ndërtesa që do të prishen për të hequr pengesat në ndërtimin e kësaj rruge dytësore.
/a.s//m.m/
/Shqiptarja.com