POGRADEC- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, në aksin rrugor Lin- Pogradec. Pas konstatimeve të bëra nga ky Inspektoriat, po vijon prej disa ditësh prishja e ndërtimeve pa leje dhe atyre me leje, por në kundërshtim me të gjitha kushtet urbanistike.
 
Sipas INUK, aksioni në këtë zonë po vijon i qetë dhe pa probleme.
 
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar njofton se aksioni në këtë segment do të vijojë deri në prishjen e plotë të të gjitha objekteve të identifikuara si të kundraligjshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)