TIRANË - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës ka depozituar sot kallëzim penale të dyfishtë në Prokurori për drejtorin e Policisë së qarkut Tiranë Ardian Cipa dhe për punonjësin e Komisariatit nr. 4 të Policisë Qarku Tiranë Armir Shaholli nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Kundërshtim i punjonjësve që kryen detyrë shtetërore ose shërbim publik ” si dhe për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.
 
Padia e paralajmëruar që ditën e djeshme sipas Inspektoratit Urbanistik të Bashkisë së Tiranës më datë 27 janar 2015 grupi i INUV është ndaluar pa shkak nga punonjësit e Komisariatit nr 4, duke i shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe mbajtur aty për pesë orë, duke iu penguar kryerjen e detyrës.
 
Gjithashtu Bashkia e Tiranes ka bërë kallëzim penal për komisariatin nr.4 edhe për një tjetër rast, ku punonjësi i këtij komisariati Armir Shaholli ka shpërdoruar detyrën, duke shoqëruar një punonjës te INUV vetëm se po ndalonin rindërtimin e një muri pa leje rreth një pallati në rrugën “Haxhi Kika”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)