Inva Mula do të drejtojë Festivalin
Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”

Inva Mula do të drejtojë Festivalin<br />Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”
Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” që do të mbahet në nëntor nuk do të ketë më drejtuese Zana Çelën që e themeloi këtë festival. Tashmë festivalin do ta drejtojë sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula.

Vetë Inva Mula ka njoftuar për këtë edicion, e cila ka bërë të ditur, se artistikisht do të drejtohet nga ajo. Ndërsa ish drejtuesja e këtij festivali Zana Çela, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe baletit nga ana e saj konfirmon duke postuar një mesazh në facebook.

“Po postoj mesazhin qe artistja jonë e madhe Inva Mula ka ndarë sot me miqtë e saj në lidhje me angazhimin në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.

"Kur një festival bëhet identifikues i traditës artistike të një vendi-të gjithë ne duhet te japim kontributin tone për ta rritur atë përgjatë viteve”, shkruan Mula. Ndërsa me tej Inva Mula saktëson se Festivali Ndërkombëtar Marije Kraja do të mbahet për dy mbrëmje, përkatësisht më 4 dhe 5 nëntor.

Në këtë festival deri më sot janë vlerësuar me trofenë “Marije Kraja” disa artistë ndërkombëtar.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit