Inva Mula koncert e
promovime në Tiranë

Inva Mula koncert e <br />promovime në Tiranë
TIRANE - Sopranoja me famë botërore Inva Mula ka shmangur të gjitha agjendat e koncerteve më të afërta për ta festuar 100-vjetorin e pavarësisë në Tiranë. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin e njohur kosovar, Hetem Ramadani dhe vajzën e tyre të vogël Ninën, janë kthyer në Tiranë për t'i paraprirë festës së pavarësisë me takime familjare dhe aktivitete të ndryshme.

Bashkëshorti i Invës, z. Hetem Ramadani, do t'u përkushtohet si gjithmonë aktiviteteve humanitare që kanë të bëjnë me botën e biznesit dhe menaxhimin. Hetem Ramadani vjen në këtë promovim si bashkautor i librit me autorin tjetër Radovan Starc. Libri që mban titullin "Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit", promovohet sot në orën 18.00 në Hotel Sheraton, ku do të jetë e pranishme edhe sopranoja e njohur Inva Mula me familjen e saj. Në promovimin e librit të prof. dr. Radovan Starc dhe Hetem Ramadanit, botuesja Irena Toçi pohon se libri i të dy autorëve "iu drejtohet menaxherëve, mjekëve dhe punëtorëve të tjerë në fushën e shëndetit, juristëve, inxhinierëve, shkencëtarëve, sportistëve, të sëmurëve... Thënë shkurt, të gjithë njerëzve të të gjitha kombeve, të gjinive dhe të gjitha moshave që dëshirojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës". Botuesja rrëfen gjithçka për përmbajtjen e librit që do të promovohet sot.

Pas kapitujve mbi bazat e fizikës kuantike, trurit kuantik, ndikimi i trurit në trup etj, 5 kapitujt e fundit janë me intervistat e z. Ramadani. "Nga intervistat kuptohet qartë sesi jeton, si merr frymë, si komunikon z. Ramadani, si mendon si njeri brenda kolektivit dhe si udhëheqës në të njëjtën kohë", thotë botuesja e "Toena"-s, Irena Toçi. Sipas saj, "Vlera më e madhe e librit, është se libri është shkruar nga praktika, për praktikën.

Albumi dhe koncerti i Inva Mulës me Genc Tukiçin

Sopranoja e njohur Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiqi janë dy artistë që zhvillojnë karrierën jashtë Shqipërisë. Ata kanë menduar të jenë të pranishëm me krijimtarinë e tyre muzikore në 100-vjetorin e Pavarësisë. Në datën 24 nëntor dy artistët do të çelin siparin e një koncerti muzikor me këngë patriotike shqiptare. Mula dhe Tukiqi do të jenë para publikut shqiptar për të promovuar albumin muzikor që përmban 12 këngë të njohura të ripunuara. Kënëgët e albumit do të promovohne duke interpretuar në skenën e TOB-it. Albumi me këngë patriotike shqiptare, përmban këngë si "Hymni shqiptar", "Për ty atdhe", etj. Pjesa më madhe e këngëve janë të njohura për për publikun, por në rastin e këtij koncerti ato do të jenë të përpunuara në variantin operistik nga Genc Tukiçi. Tukicci thotë se ardhja e tyre gjatë muajit nëntor në Tiranë është dhe një detyrë ndaj tokës shqiptare.

"Është shumë normale që vajza e Avni Mulës dhe djali i Ibrahim Tukiçit t'i këndojnë atdheut të tyre në ditën më të bukur në 100-vjetorin e Pavarësisë, të vazhdojmë traditën e baballarëve, të shuajmë mallin, të bëjmë detyrën tonë ndaj tokës mëmë", shprehet pianisti Genc Tukiçi. Dihet që sopranoja e njohur Inva Mula ka një karrierë shumë të vlerësuar larg Shqipërisë. Ndërsa Genc Tukiçi po bën një karrierë të shkëlqyer në Paris, dhe në shumë vende të tjera të Europës. Ai vlerësohet si një pianist i nivelit botëror.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi