Inva Mula koncert për nënën
në Katedralen e Shën Palit

Inva Mula koncert për nënën<br />në Katedralen e Shën Palit
E quan një takim shpirtëror përmes muzikës. Inva Mula rikthehet me një koncert kushtuar nënës, artistes së njohur shqiptaro-ruse Nina Mula, në 85-vjetorin e saj të lindjes. Koncerti do të mbahet sot në orën 17.00 në katedralen e Shën Palit në Tiranë. 

Inva Mula e konsideron një figurë shumë të rëndësishme nënën e saj, sepse thotë që për të ka qenë profesoreshë, nënë, si artiste, dhe ka ndikua mjaft në zhvillimin e karrierërs së saj

Ndërsa për zgjedhjen e arieve nga “Bytterfly” Mula ka thën se ky qenë dhe një nga rolet kryesore të nënës së saj dhe për këtë INva MUla do ta kujtojë në një mënyrë të veçantë me korin me gojë të mbyllur.

Koncerti do të drejtohet nga dirigjentja Suzana Turku dhe veprat do të vijnë në skenë me interpretimin e Genc Tukiçit si dhe ish studentëve të Nina Mules, si mexosopranoja Irida Dragoti, që ka ardhur enkas nga Roma dhe tenori Klodian Kaçani. Ky koncert realizohet në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.
 
Inva Mula shprehet konkretisht se “E kam quajtur takim shpirtëror me anë të muzikës me anë të veprave të mrekullueshme të Xhyzepe Verdit,Puccinit, Rahmaninovit.
Ne të ndajmë emocione të kujtojmë artisten e madhe Nina Mula, të kujtoj nënën time dhe ta ndaj këtë emocion me të gjithë njerëzit që e kanë njohur.

Studenti i fundit i cili ka marrë mësime nga nëna ime disa ditë përpara se ajo të ndahej nga jeta ka qënë Klodian Kaçani. Dhe unë e kam quajtur gjithmonë që Klodi ka marrë një testament të fundit, ai ka punuar me të. Jam shumë e lumtur sot për ecurinë e karrieres së Klodit, por kemi dhe Irida Dragotin një mezosoprano shumë e suksesshme e cila sot punon dhe jeton në Romë, e ka ardhur enkas për këtë koncert” tha Inva.

Inva Mula
(Inva Mula)

[gallery]20068[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur