Inva Mula rikthehet në maj si
regjisore e Operas “Pagliaçi”

Inva Mula rikthehet në maj si<br />regjisore e Operas “Pagliaçi”
Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare, këtë herë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operas “Pagliaçi”, që do të ngjitet në TKOB në muajin maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas Ilir Kerni.

“Inva Mula do të jetë në fund të majit në TKOB dhe të jeni të bindur që do të bëhet një event i jashtëzakonshëm, ndoshta një nga evenimentet më të mëdha të këtij viti. Inva Mula do të vijë për dashuri të teatrit dhe për dashuri të artit”, kështu është shprehur drejtori Kerni.

Deklaraten e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot do të jetë në rolin e koreografit. “La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00.

Kohët e fundit Inva Mula ishte e angazhuar në një koncert recital në “Royal Mirage”, Dubai, së bashku me pianistin shqiptar me famë botërore, Genc Tukiçi. Të dy artistët kanë interpretuar bashkë në skena të ndryshme botërore gjatë karrierës së tyre muzikore. “Pagliaçi”- (Klounët), ku Inva mula do të jetë regjisore është një opera italiane me një prolog dhe dy akte, me muzikë dhe libret nga Ruggero Leoncavallo.

E vetmja opera e Leoncavallo-s, e cila është vënë në skenë në të gjithë botën. Pagliaçi u vu në skenë për herë të parë në Teatrin “Dal Verme” në Milano më 21 maj të vitit 1892, drejtuar nga Arturo Toscanini, i cili nuk e pëlqeu veprën. Menjëherë pas premierës italiane, u vu në skenë në Nju Jork, më 15 qershor 1893.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot