Rreth 70 persona me aftësi të kufizuara kanë qëndruar mbi 4 orë para kryesisë së Kuvendit për të takuar kreun e Parlamentit, Ilir Meta, pasi kundërshtojnë projektligjin e paraqitur nga Ministria e Mirëqenies Sociale për përfshirjen dhe aksesin e personave me aftësi të kufizuara.

Kreu i Këshillit të personave me aftësi të kufizuara, Sina Tafaj u shpreh se ky projektligj përjashton personat e kësaj kategorie dhe ka premisa të forta për të lejuar abuzimin dhe korrupsionin me fondet publike dhe ato të donatorëve që jepen për ta.

Personat me aftësi të kufizuara paralajmërojnë protesta pasi nuk do të lejohen që në emër të tyre organizata jofitimprurëse që anëtarësojnë 3-4 persona të kësaj kategorie, të përfitojnë fonde në emër të paaftësisë së tyre.