TIRANE- Personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë brenda këtij muaji pagat e tyre sociole dhe do të kenë kështu mundësinë të festojnë festat e fundvitit. Me miratimin e buxhetit të ri, brenda janarit ata do të marrin edhe pagat e muajve të prapambetur. Nga janari ato do të marrin rregullisht çdo muaj pagën e tyre sociale. Kjo ka qenë garancia nga Kryeministri Rama për invalidët që presin të marrin paratë prej muajit shtator të këtij viti. Kjo u bë e ditur gjatë një konference të mbajtur në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, i ka gjetur këta të fundit në Shqipëri jo vetëm të diskriminuar por dhe të pa kompensuar financiarisht.
Kryeministri Rama por dhe Ministri i Mirëqënies Sociale bënë me faj qeverinë e kaluar për situatën në të cilën përballen kjo kategori shoqërore. Mos pagesa e rregullt e tyre prej vitesh është shprehja më e ulët e një abuzimi social që ka burim prej vitesh qeverinë e Shqipërisë. Ndër të tjera Kryeministri Rama deklaroj se në fondin për pagesat e personave me atësi të kufizuar, qeveria e shkuar ka lënë një defiçit prej më shumë se 50 milion dollar, dhe s’kemi asnjë lek të mbetur në arkën e këtij viti shkatërrimtar për buxhetin e bërë rrush e kumbulla prej tyre në fushatën elektorale të qershorit.
Janë pasqyruar korrespondencat e ish ministrave që tregojnë të zeza mbi të bardhë se çfarë shfaqje të zezë ka keqqeverisja. Jemi të detyruar të mbajmë peshën e borxhit që s’ësht e jona, por ne jemi qeveria- u shpreh Rama. Ai që dje e shpërfillte sot del e kërkon llogari për fondet e shpërdoruara pa as më të voglin dëm të ndërgjegjes, asnjë ndershmëri. Në vend që të paktën të plotëfuqishmit e deri djeshëm të kontribuojnë pikërisht dhe për këto zullume, ata duan vetëm të lajnë duart”- tha Rama.
Rama nënvizoi se do të çmontohet skema e korrupsionit dhe do të marrë fund koha e persoanve që kanë futur duart padrejtësisht në xhepin e shtetit. Kryeministri Rama tha se ishte i revoltuar për mos pagesat mujore të kësaj kategoria nga qeveria e kaluar e cila la në trashëgim dhe 50 milionë dollar deficit në fondin e pagesave të personave aftësi të kufizuar. Ai garantoi se brenda këtij muaji do merret paga e dhjetorit, në janar detyrimet e prapambetura dhe më pas pagesa do të jetë mujore.
Kryeministri Rama theksoi se është e nevojshme që nga lista e personave që përfitojnë pagë për aftësi të kufizuar të hiqen emrat e atyre që nuk i përkasin këtij grupi njerëzish dhe që janë futur në lista për përfitime politike. Kryeministri theksoi edhe njëherë se shkak për mosmarrjen e pagës mujore nga personat me aftësi të kufizuar është bërë lënia e buxhetit pa të ardhura nga qeveria paraardhëse. “Llogaria e thjeshtë e parave do të ishte gjysma e të keqes nëse kjo për të cilën po flasim nuk do ishte një llogari me dinjitetin e shkelur me këmbë të më të dobtëve”- u shpreh kryeministri Rama gjatë konferencës. Ky është një dëm që kërkon shumë investim jo thjesht financiar dhe shumë energji për tu zhbërë që ka rritur koston morale dhe jo vetëm atë sociale në gjirin e kësaj shoqërie.
Rama: Qeveria e shkuar la 50 milion dollarë defiçit
Në vonesën e pagave për këtë kategori, Kryeministri Rama e vuri theksin tek defiçiti i lënë nga qeveria e shkuar. Në fondin e pagave për personat me aftësi të kufizuar ata kanë lënë një defiçit prej 50 milion dollarësh, duke boshatisur kështu buxhetin e vititi aktual. Me miratimin e buxhetit të ri, në janar të 2014 të gjithë invalidët do të marrin detyrimet e muajve të prapambetur. Rama tha se me gjithë vështirësitë dhe pamundësitë kjo kategori në të gjithë vendin do t’i maarrin pagat e tyre të muajit dhjetor. Nga janari ato do t’i marrin këto paga rregullisht, çdo muaji.
Bode: Rama lë pa bukë personat me aftësi të kufizuar
Dje në ditën ndërkombëtarë të personave me aftësi të kufizuar deputeti i partisë demokratike Ridvan Bode ka reaguar përmes një deklarate për shtyp. Ai u shpreh se Rama po lë pa bukën e përditshme personat me afesi të kufizuar. Bode akuzoj Kryeministrin Rama se po gënjen për shifrat dhe përlogaritjet. Ai tha se Kryeministri Rama u deklaroi sot rreth 200 mijë familjeve që presin ditën të marrin bukën e përditshme se buxheti nuk ka më para për ta dhe se fajin e ka qeveria e mëparshme që harxhoi paratë e buxhetit për fushatë elektorale.
“Kryeministri gënjen rëndom në të gjithë këtë periudhë që është ulur në karrigen e tij, ëdo ditë, ëdo muaj dhe për ëdo gjë. Në tetë muajt e parë të qeverisjes së këtij viti, janë shpenzuar 62 përqind e fondeve të programuara të buxhetit ose dukshëm më pak se 2/3 që i takonte periudhës respektove. Duke patur një realizim në mënyrë ritmike në masën 92 përqind të programit”-shprehet Bode.
Për 4 muajt e fundit, qeveria Rama do të harxhojë 105 përqind të programit fillestar dhe me gjithë atë, për personat me aftësi të kufizuar, nuk ka para. Pagesat për ta janë pezulluar nga kjo qeveri sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë prioritet i qeverisë Rama- deklaron Bode. Qeveria Rama që si në kohën e dikurshme ka kthyer emulacionin e tejkalimti të planit është qesharak, kur planet e tejkaluara rrisin borxhin ndaj biznesit, siç bëri duke rritur borxhin ndaj TVSH-së, duke rimbursuar më pak se 1/3-ën e grafikut normal për 8 muajt e parë dhe të shtojë borxhet e reja siç po bën me personat me aftësi të kufizuar që deklaron se paratë e këtij viti do t’i merrni vitin që vjen.
Po kështu personat me aftësi të kufizuara sot në Ditën Ndërkombëtare të tyre gjenden të braktisur dhe të harruar nga qeveria Rama. Deklaron sukses sepse po tejkalon të ardhurat që i uli vetë dhe i vendosi aq sa dëshironte, por nga këto të ardhura të tejkaluara, siç e shikoni nuk po gjen disa centimë për të paguar personat me aftësi të kufizuar. Kjo situatë dëshmon edhe një herë se kemi të bëjmë me një qeverisje të papërgjegjshme që të vetmin argument dhe justifikim përdor vetëm akuzën dhe përbaltjen e qeverisë paraardhëse edhe pse vetë ka ndërtuar dhe ka miratuar një muaj më parë një buxhet me dorë të lëshuar dhe me borxhe të rritura- shprehet Bode në deklaratën e tij.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com