Përmes një videoje, e cila është bërë publike në rrjetet sociale, para dhe tetraplegjikët akuzojnë se policët i kanë larguar me forcë invalidët në karrige me rrota, të cilët po protestonin. Ata tregojnë se kryebashkiaku edhe pse ishte në zyrë, nuk i ka dëgjuar, por ka urdhëruar të ushtrohet dhunë.
Prej kohësh kategoria e personave me aftësi të kufizuara në këtë zonë, ankohet për vonesa të pensioneve, mungesë të infrastrukturës së përshtatshme dhe injorim nga ana e bashkisë. Rasti i fundit ku kryebashkiaku Mziu, edhe pse ishte në zyrë nuk i ka pritur, i ka irrituar ata, të cilët për disa minuta i kanë bllokuar derën e këtij institucioni.
dy.b/shqiptarja.com