Invalidi i UÇK, falë të ndjerit
Bajram Rexhepi sot jam gjallë

Invalidi i UÇK, falë të ndjerit<br />Bajram Rexhepi sot jam gjallë
Ish-kryeminstri i Kosovës, Bajram Rexhepi është ndër ata politikanë që nuk e donte politikën edhe pse ai u njoh më së tepërmi si politikan. Rexhepi ishte shumë i lidhur me profesionin e tij kirurg, me të cilin nuk mund ta ndante asnjë.

Rexhepi i është përkushtuar profesionit të tij edhe kur jeta e tij ishte në rrezik, pasi u ka shpëtuar jetën shumë ushtarëve dhe civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Një ndër këta njerëz, i cili ka shpëtuar nga duart e doktor Rexhepit është Demë Ferizi nga Skënderaj, i cili u godit me plumb në kokë dhe sot është ende gjallë, vetëm fal doktor Rexhepit, i cili sot nuk jeton më.

" Shumë kujt i ka nimu po mu më doket që mas shumti m’ka nimu. Ai i dekun unë gjallë neve na këqyrë boll...", tha Demë Ferizi.

Personi i cili u godit me plumb në kokë dhe jeta e tij u shpëtua nga Rexhepi, ka mbetur me pasoja, por i kujtohen disa nga momentet kritike kur luftonte më jetën.

Është vëllai i tij ai që rrëfen më së shumti ngjarjen dhe shprehet i bindur që i vëllai i tij nuk do të jetonte nëse nuk do t`i ofrohej ndihma nga Bajram Rexhepi./ RTK

Redaksia Online
E.S

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit