Invalidi në karrige me rrota
tenton të grabisë dyqanin

Invalidi në karrige me rrota <br />tenton të grabisë dyqanin
ROME – Ka tentuar të vjedhi, ulur mbi një karrike me rrota, pronarin e një dyqani. Autori, një 52-vjeçar me probleme droge, është arrestuar e më pas liruar për shkak të kushteve të tij shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në periferi në Romës, në Itali.

52-vjeçari me aftësi fizike të kufizuara, gjatë një krize të shkaktuar nga mungesa e drogës në trup, kishte hyrë me karrigen e tij me rrota në një dyqan fruta-perimesh në rrugën Andersen, në zonën Torrevecchia, duke pretenduar 20 euro nga pronari i dyqanit, një egjiptian 30-vjeçar.

Pas refuzimit, grabitësi ka nxjerrë një thikë të madhe kasapësh që kishte fshehur brenda karriges me rrota dhe kërcënoi gruan dhe dy fëmijët e pronarit. Në atë moment egjiptiani ka njoftuar Karabinierët të cilët ndërhynë duke çarmatosur autorin.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 52-vjeçari është lënë i lirë por gjithsesi do t’i duhet të mbrohet nga akuza për vjedhje.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Dosja “Black Eagle” e “SKY ECC”, dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine

Bruksel/ Dosja “Black Eagle” e “SKY ECC”, dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine