Invenstuan në QSUT, Beqaj  pret
parlamentaret japonezë

Invenstuan në QSUT, Beqaj  pret<br />parlamentaret japonezë
Japonia do të mbështesë refomën në shëndetësi. Ministri i Shënedtësisë Ilir Beqaj ndërsa ka pritur parlamentarët japonezë që kanë vizituar Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, tha se qeveria shqiptare synon  të ndërtojnë një shërbimit të kujdesit shëndetësor sipas standarteve.   
 
“Ne shpresojmë që JICA dhe Qeveria Japoneze do të vazhdojnë të mbështesin procesin e reformës së mjekësisë dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet projekteve të mëtejshme të mbështetjes teknike dhe ngritjes së kapaciteteve tona në sektor”, tha ministri Beqaj.

Projekti “Mbështetje me aparaturë mjekësore për qendrat rajonale të urgjencës”, i cili u realizua falë një granti të Qeverisë Japoneze, ka përfunduar në vitin 2011.
Projekti pajisi me aparaturë mjekësore të gjithë shërbimet e urgjencës në spitalet rajonale përveç Spitalit të Shkodrës, Spitalin e Sarandës, Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, si dhe Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të Tiranës.
 
Shërbimi i Pediatrisë në QSUT u pajis me disa aparatura mjekësore, si aparat narkoze, autoklavë, dy respiratorë mekanikë, centrifugë, cell-counter, dy defribilatorë, EKG, set elektro-kirurgjikal, set endotrakeal, set diagnostik urgjence, llampa ekzaminimi, nebulizator, tavolinë operacioni pediatrike, tetë monitorë, aspirator, pompa infuzioni dhe materiale të tjera mjekësore, të cilat janë tashmë në përdorim në sallën e operacionit dhe reanimacionin e kirurgjisë pediatrike.
 

Fjala e plotë e ministrit Beqaj

 
Shkëlqesia Juaj, Zoti Kryetar Bunmei Ibuki, (Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë) Të nderuar deputetë z. Tadayoshi Nagashima, z. Toru Kikawada, dhe z. Yoshinori Oguchi, Së pari, më lejoni t’Ju uroj mirëseardhjen dhe t’Ju falënderoj që gjetët mundësinë në axhendën tuaj të ngjeshur të takimeve për të vizituar Shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës.

 
Dëshiroj të përfitoj gjithashtu nga rasti për të shprehur në emër të Qeverisë Shqiptare, si dhe mjekëve e punonjësve të shëndetësisë, falënderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë për ndihmën e çmuar dhe asistencën e pakursyer që Qeveria e populli Japonez kanë dhënë në vite për popullin shqiptar, dhe veçanërisht, për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.

 
Jemi angazhuar përpara shqiptarëve se nuk mund t’i kërkojmë të kontribuojnë më shumë për shëndetësinë, nëse nuk jemi në gjendje të provojmë sot, se të paktën, me të njëjtat fonde, me të njëjtët njerëz, me të njëjtët mjedise dhe me të njëjtat pajisje, jemi në gjendje të ofrojmë shumë më tepër.

 
Kështu, përmirësimi i cilësisë dhe sigurimi i vijueshmërisë së shërbimeve shëndetësore nëpërmjet projekteve të tilla të mbështetjes teknike e infrastrukturore janë edhe themeli shërbimit të kujdesit shëndetësor që duam të ndërtojmë.


Falë mbështetjes nëpërmjet grantit të Qeverisë Japoneze për financimin e projektit “Mbështetje me aparaturë mjekësore për qendrat rajonale të urgjencës” që u përmbyll me sukses në vitin 2011, Shërbimi i Pediatrisë së QSUT-së u pajis me aparatura mjekësore, të cilat janë tashmë në përdorim në sallën e operacionit dhe reanimacionin e kirurgjisë pediatrike.

 
Gjithashtu, përveç Pediatrisë, nëpërmjet këtij projekti u pajisën me aparatura mjekësore të gjithë shërbimet e urgjencës në spitalet rajonale (përveç Spitalit të Shkodrës) si dhe Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë.

 
Ky projekt  është granti i tretë nga Qeveria Japoneze, pas projektit “Pajisje me aparaturë mjekësore të Shërbimit Pediatrik në QSUT”, në vitin 2001 dhe Projektit “Pajisje me aparaturë mjekësore të pesë spitaleve të jugut (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë dhe Delvinë)”, në vitin 2005.


Një fjalë e urtë japoneze për mirënjohjen thotë: “Neko ni koban”.

 
Me këtë rast, dëshiroj t’Ju siguroj Juve si përfaqësues të popullit dhe takspaguesve japonezë, se kontributi i tyre bujar është i mirëpritur dhe se Ministria e Shëndetësisë, është plotësisht e vendosur ta mbështesë në vijimësi përmirësimin e infrastrukturës së spitaleve tona publike edhe pas përfundimit të financimit të ofruar nga këto projekte të ndihmës e bashkëpunimit.

 

Gjithashtu, ne shpresojmë që JICA dhe Qeveria Japoneze do të vazhdojnë të mbështesin procesin e reformës së mjekësisë dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet projekteve të mëtejshme të mbështetjes teknike dhe ngritjes së kapaciteteve tona në sektor.

 

Duke e mbyllur, dëshiroj t’i përgëzoj mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë këtu në Shërbimin e Pediatrisë së QSUT-së për përdorimin me efektivitet të këtyre pajisjeve mjekësore bashkëkohore dhe vendosjen me sukses të tyre në funksion të shërbimit më të mirë dhe më cilësor për fëmijët.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024